Më datë 12.05.2023 rreth orës 07:50 një mashkull nga Shtërpca ishte raportuar si i zhdukur.
Bëhej fjalë për Goran S Kociç i lindur me 25.04.1994 nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë, për gjetjen e së cilit ishin angazhuar ekipet e Policisë së Kosovës, banorët e zonës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.
Kërkimet rezultuan të suksesshme, pasi ai është gjetur sot rreth orës 21:00 në rajonin e Suharekës e që gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.Personi i gjetur i dorëzohet familjes së tij”, thuhet në komunikatë. /Zëri
Comments are closed.