Mbreme eshte mbajtur Post Big Brother Vip Kosova. Në një moment, reperi Stresi dhe modelja Xhuli Nura iu rikthyen debatit për luftën e fundit në Kosovë – temë për të cilën kishin folur shumë edhe brenda shtëpisë dhe ishin komentuar goxha shume edhe ne rrjetet sociale per keto deklarata.
Dhe me të dëgjuar këtë ka reaguar ish-banori Gjon Karrica, i cili në bisedë e sipër ka ngatërruar fjalën ‘dëshmor’ me ‘dëshmitar’. “Nëse nuk flitet rreth Big Brother Vip Kosova dhe eksperiencat tona, nuk kemi nevojë t’i luajmë eshtrat e dëshmitarëve”, ka thënë Karrica.
Tutje, ia ka kërcënuar se do ta lëshonte sallën në rast se banorët do të vazhdonin të përdornin patriotizmin për të “fituar poena” te publiku. “Nuk bën të flitet për patriotizëm, më vjen shumë keq, përndryshe do të çohem dhe do ta liroj sallën”, shtoi Gjoni i cili ishte nje nga banoret qe sigurisht ka folur me shume edhe ne kete emision ku ishin te ftuar ish banoret e shtepise.
Ndryshe, Gjoni apo Lugati konsiderohej si nje nga banoret me te preferuar te publikut kjo per shkak te pozitivitetit dhe humorit qe bente brenda shtepise me te gjithe banoret, por qe rrugetimi u ndal ne gjysme per shkak se ai u semure gjate lojes./Telegrafi/
Comments are closed.