Take a fresh look at your lifestyle.

Hoti i përgjigjet Kurtit: Nuk luftohet inflacioni me ligje – Lajmet e fundit



Hoti i përgjigjet Kurtit: Nuk luftohet inflacioni me ligjeFoto: Laura Hasani /Arkiv




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i shqetësuar me dërgimin e ligjeve nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.


Ai tha se në këtë gjykatë, po pret të trajtohet Ligji për çmimet tavan të produkteve bazë dhe u shpreh se LDK-ja e ka dërguar në Gjykatë këtë ligj.


E kësaj deklarate i është përgjigjur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke shtuar se është naive të interpretohet në këtë mënyrë rritja e çmimeve dhe tha se nuk luftohet inflacioni me ligje.


“Është shumë naive të interpretohet në këtë mënyrë rritja e çmimeve, po të ishte që inflacioni të luftohet me ligje për çmimet tavan, sigurisht të gjitha vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike nëpër botë, që janë përballur me inflacion, do të kishin ndërmarrë veprime të tilla, do të kishin miratuar një ligj për t’i kufizuar çmimet. Por, kjo nuk funksionon në ekonominë e tregut, këto masa tregojnë mentalitetin e tij të sistemeve të kaluara, nuk luftohet inflacioni me ligje”, u shpreh ai.


Hoti tutje tha se në rastin tonë inflacioni është i importuar dhe sipas tij, kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asgjë për të zbutur ndikimin tek qytetarët.


“Inflacioni luftohet siç kanë ndërmarrë vendet e tjera, Zvicra ose Gjermania, ose vendet e tjera, i kanë indeksuar të ardhurat e ndryshme, i kanë indeksu pensionet, i kanë indeksu pagat, iu kanë ndihmuar qytetarëve, i kanë rishikuar ngarkesat e ndryshme tatimore. Janë masa të tjera me të cilat luftohet inflacioni, në rastin tonë inflacioni është i importuar, por kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asgjë për të zbutur ndikimin tek qytetarët”, u shpreh tutje ai. /klankosova


Comments are closed.