Take a fresh look at your lifestyle.

Hoti: Të jesh LDK do të thotë të jesh pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues – Lajmet e fundit



Hoti: Të jesh LDK do të thotë të jesh pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues




Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Rahovec ka thënë se të jesh pjesë e kësaj partie do të thotë të jesh pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues.


Ai po ashtu ka thënë se të jesh anëtar i LDK-së do të thotë të punosh me atdhetarë dhe profesionist dhe jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe dhe me njerëz të paditur, shkruan teve1.info


“33 vjet të degës të LDK-së në Rahovec — mirënjohje e përulje ndaj grave e burrave të Rahovecit me rrethinë që iu bashkuan Presidentit Rugova para 33 vitesh në rrugëtimin për Kosovën e pavarur. Urime të gjithë anëtarëve e votuesve të LDK-së nga të gjitha lokalitetet e Rahovecit.


Të jesh anëtar i LDK-së do të thotë të jesh pasues i Rugovës e jo i politikanëve mashtrues; të jesh gardian i shtetit të Kosovës e jo shkatërrues i tij; të thuash të vërtetën edhe kur të kushton shtrenjtë politikisht; të punosh me miqtë dhe të jesh mirënjohës ndaj tyre e jo t’i gënjesh e mashtrosh; të punosh me atdhetarë dhe profesionistë e jo me agjentë të shërbimeve fatkeqe e me batakçinjë e të paditur; të respektosh liritë individuale dhe besimin e secilit e jo fanatizmin e dogmat e çfarëdolloji; të respektosh përjekjet e secilit dhe mekanizmin e tregut social e jo kontrollin e shtypjen e biznesit dhe fitimeve të tyre.


Të jesh anëtar i LDK-së duhet të besosh në këto vlera me mish e me shpirt, edhe kur të shajnë e sulmojnë ty e familjen, edhe kur je në opozitë e edhe kur je në krye të pushtetit, edhe kur i merr 60% e edhe kur bie në 12%. Sepse e vërteta, e drejta dhe qasja dinjitoze gjithmonë mbizotërojnë, siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ai.



Comments are closed.