Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka treguar se është takuar me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe me ministrin e jashtëm malazez Milan Roqen.
Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ishin këta dy që morën vendimin për ta njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, raporton Zeri.info.
“Në Podgoricë takim falenderimi me Presidentin Milo Gjukakoviq dhe me Ministrin e jashtëm Milan Roqen, të cilët morën vendimin për ta njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe të cilët i besuan përherë Kosovës së lirë dhe të pavarur!”, ka thënë Hoxhaj.
Comments are closed.