Foto: Laura Hasani
Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNJ) ka shprehur shqetësimin në lidhje me kushtet e punës, me të cilat përballen qytetarët e Kosovës e veçanërisht punëtorët e pastrimit.
IHDNJ-ja po ashtu ka shprehur indinjatën në lidhje me mbikëqyrjen e munguar nga Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës për këtë kategori punëtorësh.
Në këtë hulumtim ka pasur të dhëna shqetësuese në lidhje me mbingarkesën në punë, mungesën e pushimit mjekësor, mosrespektim të pagës minimale, punë pa kontrata, mungesën e pagesave të kontributeve pensionale.
“IHDNJ-ja thërret institucionet qeveritare për domosdoshmëri të rishikimit dhe mirëzbatim të legjislacionit për luftim të joformalitetit në sektorin e mirëmbajtjes higjienike. Padrejtësia ndaj këtij sektorit nuk guxon të kthehet në normale. Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për mosmbrojtje të kësaj kategorie të punëtorëve”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu IHDNJ-ja ka bërë thirrje të përmirësohen kushtet për punëtorët e mirëmbajtjes dhe zotohet se do të punojë deri në jetësimin e vendimeve për përmirësimin e kushteve. /Zëri
Comments are closed.