Take a fresh look at your lifestyle.

Kastrati, PDK: Video e LVV-së u shërben vetëm skenareve serbo-ruse – Lajmet e fundit



Kastrati, PDK: Video e LVV-së u shërben vetëm skenareve serbo-ruse




Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar për videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhej se për 20 vjet ish-liderët politikë kanë shkatërruar vendin.


Kastrati ka thënë se kjo lloj video i shërben vetëm skenareve serbo-ruse, që për qëllim kanë të ndezin vëllavrasjen mes shqiptarëve.


Ai ka thënë se në këtë mënyrë Serbia e Rusia shndërrohen në “spektatore” sa i përket destabilizimit të vendit.


Ideatorët dhe dora që ka prodhuar këtë video ose i kanë adresat në Beograd e Moskë ose janë total të padishëm”, u shpreh ai.


Kastrati ka reaguar edhe për mosekzekutimin e pagave, që u shpreh se edhe ky kaos potencial shërben për destabilizimin e Kosovës.


“Cilado që është e vërteta një është e sigurt se ky pushtet dhe LVV -ja me këto veprime dojnë me marrë në qafë Kosovën”, shkroi ai. /Zëri


Comments are closed.