Take a fresh look at your lifestyle.

Konfiskohen heroinë dhe kokainë në Gjilan, në pranga katër persona – Lajmet e fundit



Konfiskohen heroinë dhe kokainë në Gjilan, në pranga katër persona




Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan sot kanë arrestuar katër të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike. Ky arrestim nga ana e Policisë ka ardhur falë operacionit të koduar si “Shpërndarësi”, me qëllim të ndalimit dhe kapjes së personave të dyshuar për trafikim me narkotikë.


Sipas njoftimit të Policisë, ky operacion ka qenë në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Prokurorinë dhe Gjykatën, ka zhvilluar operacionin policor në katër lokacione të ndryshme ndaj katër personave të dyshuar, raporton Zeri.info.


“Gjatë kontrollit te katër të dyshuarit V.S., L.N., L.M., A.A. janë gjetur dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale: substancë e cila dyshohet të jetë heroinë me peshë 1,549.2 gramë me vlerë rreth 34.400 euro, substancë tjetër që dyshohet të jetë kokainë me peshë 54.7 gramë në vlerë rreth 5400 euro, para të gatshme të konfiskuara 2.010 euro, armë e shkurtër dhe 1 karikator me 15 fishekë, tri peshore elektronike, një telefon celular, një veturë me targa vendore”, thuhet në njoftim.


Po ashtu, bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit e përfshirë janë recidivistë të veprave të tilla, ku edhe më herët nga DHTN – Gjilan kanë qenë të arrestuar për vepra penale të narkotikëve.


“Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit katër të dyshuarit e lartcekur ndalohen për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës”, thuhet në njoftim. /Zëri


Image


 


Image


 

Comments are closed.