Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është duke zhvilluar një vizitë në Kosovë, pas shënimit të 5-vjetorit ditë më parë në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, të cilët do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, shkruan Zeri.info.
Në këtë Këshill japin ndihmesë me studime dhe veprimtari të ndryshme ish-diplomatë, ish-ambasadorë dhe ish-ministra të jashtëm nga Shqipëria dhe Kosova.
Pas Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të vazhdojnë vizitën në Maqedoninë e Veriut. /Zëri
Comments are closed.