Take a fresh look at your lifestyle.

Krizë mes çiftit, Ronaldo i acaruar ndaj Georginas për sjellje egoiste

Çifti i njohur, Cristiano Ronaldo dhe Georgina, raportohet se po kalojnë një krizë raporti mes tyre. Telashi sipas El Futbolero, del të jetë mendimi i Cristianos, se Georgina po bëhet egoiste.

Sipas tij, Georgina nuk po i kushton vëmendjen e duhur ndjenjave të tij brenda marrëdhënies së tyre, pavarësisht se është në një partneritet të gjatë si prindër. Kjo me sa duket, mund të ketë sjell tensione themelore mes çiftit.

Ndërsa për më tepër Georgina Rodriguez është përballur me kritika për trajtimin e miqve të saj dhe autenticitetin e saj në filmat e saj dokumentar. Georgina Rodriguez, e cila është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi postimi i saj i fundit në platformën e mediave sociale ‘Instagram’ nuk u prit dhe aq mirë. Influencuesja ngarkoi foto në të cilat kujtoi momente nga e kaluara, konkretisht nga vera e vitit 2020.

Ndersa fotoja tregonte çiftin përpara varkës së tyre të re, një Azimut Grande 27 Metri, një që ata e blenë tre vjet më parë për një çmim që kalon gjashtë milionë euro. Në vetëm pak orë postimi grumbulloi pesë milionë e gjysmë pëlqime, por mori edhe kritika. Ajo mori një sërë komentesh duke thënë se sikur nuk ishin fare materialistë. “Ju thatë që nuk jeni materialist”, shkroi një përdorues.

Comments are closed.