Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti bashkëbisedon me pjestarët e komunitetit goran për sfidat me të cilat përballen ata – Lajmet e fundit



Kurti bashkëbisedon me pjestarët e komunitetit goran për sfidat me të cilat përballen ata




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar pjestarët e komunitetit jo shumicë goran.


Kurti përmendi veprimet e Qeverisë për komunitetin goran, ku përfshihet pakoja mbështetëse prej 3 milionë euro për komunitetet jo shumicë, për OJQ-të, bizneset e reja dhe ekzistuese, dhe për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale.


Në këtë takim u fol edhe për programin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, për ndarjen e 500 mijë eurove për OJQ-të dhe mediat, me mjete të rezervuara për secilin komunitet; dhe për përfituesit goran nga thirrja e fundit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndërtimin e shtëpive. Kryeministri përmendi punën e Qeverisë me Komisionin për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut dhe iniciativën për krijimin e Njësisë për Përkthim dhe Harmonizim në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.


“Të pranishmit kanë ndarë brengat e tyre për sa i përket punësimit të komunitetit në institucione, ndërsa kryeministri ka ndarë me ta planet për adresimin dhe trajtimin kësaj çështjeje”, thuhet në komunikatë. /Zëri


ë


Comments are closed.