Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti, Cholletit: Të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të mbërritur në Ohër.

Kurti tha se me Cholletin “diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë”.

Kurti bëri të ditur se në bisedë me Cholletin theksoi se pala kosovare është e përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme.

“Me të mbërritur në Ohër para bisedimeve të nesërme, pata një telefonatë me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Diskutuam për rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti në Tweet.

Upon my arrival in Ohër/Ohrid ahead of tomorrow’s talks, I had a phone call with @CounselorDOS Chollet.
We discussed the importance of this weekend for Kosova, the region, Euro-Atlantic integration, and security. I emphasized that we are committed to making tomorrow a success. pic.twitter.com/LKpoTg6zVO

— Albin Kurti (@albinkurti) March 17, 2023

Comments are closed.