Kurti i gatshëm me ekipin në Bruksel: Përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë – Lajmet e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ndodhet në Bruksel, ku pret që nesër të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura muajve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se ditën e sotme e ka shfrytëzuar për t’i bërë përgatitjet para takimit, përderisa ka shtuar se përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë.
“Komplekse sepse ka një mori informatash dhe detajesh mes shumë gjërave të tjera, por e thjeshtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të thjeshta dhe fisnike”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Sot, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Sipas njoftimit të Cholletit, ai me Kurtin ka folur rreth rëndësisë së zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me Shumicë Serbe.
Arrived in Brussels & spent the day preparing for tomorrow’s meeting. Preparing for negotiations is both complex and simple: complex because there is a great deal of information & detail involved, among other things, but simple because the wishes of ë are clear, honest & noble. pic.twitter.com/tdQD1KzxVn
— Albin Kurti (@albinkurti) May 1, 2023
Comments are closed.