Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti: Pres që me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve në takimin e 2 majit – Lajmet e fundit



Kurti: Pres që me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve në takimin e 2 majit Foto: Laura Hasani




Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.


Me këtë rast kryeministri ka thënë se pret që në takimin e 2 majit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve.


Kjo ngase, sipas tij, në aneksin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit saktësohet se duhet trajtim urgjent.


Përderisa sërish ka kërkuar nga Prokuroria Speciale të fillojë hetimet në mungesë të përgjegjësve të krimeve, ngase tha se dëshmitarët po plaken e madje edhe po vdesin.


“Ne në aneksin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit kemi thënë se është urgjente çështja e të pagjeturve, pres me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve më 2 maj.


Gjykimi në mungesë mundësohet tash e 4 vjet, prandaj i bëj thirrje Prokurorisë Speciale që ato mijëra dëshmi që i kemi për krimet në Kosovë të shndërrohen e aktakuza për përgjegjësit, sikurse në Kroaci edhe në Kosovë mund të gjykohen në mungesë. Është e paarsyeshme çfarëdo vonese, se dëshmitarët po vendin e po plaken”. /EO


Comments are closed.