Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti takohet me Hykollin, flasin për pagën minimale – Lajmet e fundit



 Kurti takohet me Hykollin, flasin për pagën minimale




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.


Të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimi sindikal dhe paga minimale, e cila tashmë ka kaluar leximin e parë në kuvend, ishin çështjet kryesore, të cilat u diskutuan gjatë takimit.


Në anën tjetër Hykolli, e njoftoi Kurtin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste.


Në fund të takimit Kurti falënderoi Hykolli për angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u dakorduar që të mbajnë komunikim të rregullt në vazhdimësi. /Zëri


Comments are closed.