Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti takoi profesorin Sean Murphy nga George Washington University, flasin për dialogun Kosovë-Serbi – Lajmet e fundit



 Kurti takoi profesorin Sean Murphy nga George Washington University, flasin për dialogun Kosovë-Serbi




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, takoi profesorin Sean Murphy nga George Washington University. 


Kryeministri Kurti uroi profesor Murphyn për titullin ‘’Honoris Causa’’, që iu nda sot nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.


Gjatë takimit, Kryeministri dhe profesor Murphy biseduan për temat aktuale në vend, përfshirë çështjet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, integrimin europian të Kosovës, si dhe të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë, luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit demokratizimit e lirisë së mediave, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


Kryeministri falënderoi profesor Murphyn për kontributin e tij qenësor në mbrojtjen e qëndrimeve të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që rezultoi me opinionin e GjND-së për Kosovën, e në këtë drejtim, në fuqizimin e sovranitetit të Republikës.


Comments are closed.