Take a fresh look at your lifestyle.

Lajçaku paralajmëron bisedime për javët në vazhdim për dialogun Kosovë-Serbi – Lajmet e fundit



Lajçaku paralajmëron bisedime për javët në vazhdim për dialogun Kosovë-Serbi




Emisari i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar diskutime mes ekipeve të negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për javët në vazhdim.


Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se javën e kaluar në bisedimet që i pati me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit për dialogun arritën njëfarë progresi.


“Përderisa kjo javë nis me pikat e tjera të mandatit tim, java e kaluar ishte tërësisht e fokusuar në atë kryesoren – dialogun për normalizim. E nisa duke pritur kryenegociatorët për një raund tjetër të negociatave të dialogut në Bruksel”.


“Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam t’i qartësojmë çështjet që kanë mbetur të hapura. Ndërsa gjetja e bazës së përbashkët mund të jetë sfiduese, ne arritëm njëfarë progresi. Diskutimet tona do të vazhdojnë sërish në javët në vijim”, ka shkruar Lajçaku.



Comments are closed.