Take a fresh look at your lifestyle.

Mbërrin një dron, Luizi merr një mesazh në lidhje me Kiarën

Një tjetër dron ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother Vip” ditën e sotme. Teksa edhe dy ditë na ndajnë nga e shtuna dhe Kiara është në nominim “kokë më kokë” me Oltën, fansat i kanë dërguar një mesazh Kiarës dhe sidomos Luizit. “Gjithë shqiptarët janë me çiftin,”-shkruhej në dronin e dërguar.

Disa nga banorët ndër to dhe Luizi, ndodhej jashtë afër pishinës në momentin kur droni ka kaluar mbi shtëpinë e “BBV”. Ndonëse produksion ju bëri thirrje të hynë në shtëpi, ata arritën ta shikojnë. I gëzuar këngëtari është futur brenda duke i thënë Kiarës që pas kësaj që pa nuk del ajo të shtunën.

Kujtojmë që të martën u zbulua se çifti më i votuar për të dalë në nominim “kokë më kokë” për këtë të shtunë ishte Kiara dhe Olta. Nëse gjërat nuk ndryshojnë rrugës, njëra nga ato “Prime-n” e ardhshëm lë shtëpinë e “BBV”. Luizi edhe njëherë deklaroi se po u largua Kiara, do të largohet edhe ai bashkë më të.

Ndonëse këto ditë, moderatorja është përpjekur ta bindë duke i thënë se edhe nëse kjo ndodh, ajo do që Luizi t’i shkojë deri në fund kësaj loje dhe atij i ishte kthyer mendja mirepo nuk dihet nese kjo eshte strategji e tij qe here thote do te dal e here jo.

Comments are closed.