Ky edicion i Big Brother Vip Albania do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët.
Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.
Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre, pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Mbrëmjen e djeshme në finalen e madhe ishin të ftuar të gjithë ish-banorët e këtij edicioni e një ndër to edhe Keisi Medini.
Ajo çfarë mori vëmendjen në ‘look-un’ e saj ishte se në vend të këpucëve me takë, Keisi erdhi në skenë me atlete e për këtë ka treguar se kishte një arsye.
Ish- banores i kishte ndodhur një incident ditën e djeshme dhe si pasojë kishte ndrydhur një këmbë dhe ishte e detyruar të mos vishte taka të larta, por atlete.
Comments are closed.