Take a fresh look at your lifestyle.

Ministri Peci thotë se do ta rindërtojë shtëpinë që ia kishin djegur serbët në Kroin e Vitakut – Lajmet e fundit



Ministri Peci thotë se do ta rindërtojë shtëpinë që ia kishin djegur serbët në Kroin e Vitakut




Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar sot truallin e gjyshit të tij në Kroin e Vitakut në Mitrovicë.


Ai ka thënë se shtëpinë që ia dogjën serbët do ta rindërtojë, raporton Zeri.info.


“Në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës.


Në Mars 99, urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por trollin s’mund ta marrin me vete. Shtëpinë sërish do ta ndërtojmë!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri


Comments are closed.