Take a fresh look at your lifestyle.

Mohimi i qasjes në informacion: Agjencia për Informim dhe Privatësi gjobit disa institucione – Lajmet e fundit



Mohimi i qasjes në informacion: Agjencia për Informim dhe Privatësi gjobit disa institucioneFoto: Laura Hasani




Një ndër sfidat kryesore të gazetarëve vazhdon të mbetet mostransparenca e institucioneve publike dhe agjencive të pavarura.


Ndonëse Ligji për Qasje në Dokumente Publike iu garanton atyre qasje në informacionet dhe dokumentet zyrtare, kjo lehtësi nuk reflekton në praktikë.


Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucioni më jotransparent në vend.


Vetëm gjatë vitit të kaluar, IKD ia ka drejtuar mbi 150 kërkesa për qasje në dokumente publike Këshillit Prokurorial dhe në rreth 70 raste i është mohuar e drejta e qasjes nga ky institucion.


Për më tepër, që nga pandemia COVID-19, mbledhjet e KPK-së vazhdojnë të jenë të mbyllura për mediat dhe shoqërinë civile.


Sipas Miftarajt, nuk qëndron asnjë arsyetim i KPK-së për mbylljen e këtyre mbledhjeve.


Gjendja hiq më e mirë, sipas gazetares së Shëndetsëisë, Arbeshë Uka, nuk është as në sistemin shëndetësor.


Kjo mbyllje ndaj mediave dhe publikut, sipas Ukës nuk i bën mirë as vetë institucioneve shëndetësore dhe gjendjes së këtij sistemi në përgjithësi. /klankosova


Comments are closed.