Take a fresh look at your lifestyle.

Momenti kur Napoli u shpall kampion – Lajmet e fundit



Momenti kur Napoli u shpall kampion


Sport
May 05, 2023 – 09:12

Lajmet e fundit nga Sporti

Për herë të tretë në histori të klubit, Napoli është shpallur kampion i Italisë.


Skuadra e Luciano Spallettit i është gëzuar suksesit të jashtëzakonshëm pas barazimit (1-1) ndaj Udineses në Dacia Stadium në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A.


Lexo po ashtuSuksesi historik i Amir Rrahmanit, kampion i Serie A me Napolin


Partenopei janë dashur të presin plot 33 vjet, gjegjësisht 12.058 ditë, për t’iu gëzuar titullit të kampionit.


Ky klub u shpall kampion në edicionet 1986/1987 dhe 1989/1990, asokohe në skuadër luante legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, ashtu siç është edhe emri aktual i stadiumit që e feston titullin e kampionit të Serie A.


Në disa video të publikuara shfaqet momenti kur Napoli u shpall kampion i Italisë për sezoni 2022/2023 dhe reagimi skuadrës. 


THE MOMENT NAPOLI CLINCHED THEIR FIRST SCUDETTO IN 33 YEARS. ë pic.twitter.com/STs0zDQsoS

— CBS Sports Golazo ë (@CBSSportsGolazo) May 4, 2023

12,058 days later, Napoli are champions of Italy again ë pic.twitter.com/ctAzKzA8I1

— Football on BT Sport (@btsportfootball) May 4, 2023


Comments are closed.