Take a fresh look at your lifestyle.

MPB-ja e lidh mungesën e materialit për dokumente identifikuese me luftën në Ukrainë – Lajmet e fundit



MPB-ja e lidh mungesën e materialit për dokumente identifikuese me luftën në Ukrainë




Po presin në radhë, dikush për të aplikuar e dikush për t’i tërhequr dokumentet e identifikimit. Megjithatë, shumica e qytetarëve po dalin me lajme të këqija nga Agjencia e Regjistrimit Civil.


Kjo pasi në mungesë të materialit, ata do të duhet të presin për t’u pajisur me pasaportë e letërnjoftim.


Kështu po veprohet edhe ndaj dikujt që tha se i duhet pasaporta për shërim jashtë vendit. E për t’i kryer punë më shpejt, thotë se po ia kërkojnë 80 euro.


“E kam dorëzuar pasaportën më 22, muajin e kaluar. Që një javë ditë më thanë jo, më thanë vetëm nëse e paguan me urgjencë 80 euro të bëhet për tre ditë. Tha ende të datës 19 nuk janë bërë pasaportat, që dmth edhe 2 javë ditë mos u lodh me këqyr hiq, 2 muaj ditë me prit pasaportë. Më duhet edhe për shërim jashtë vendit, kam me shkua në Gjermani atje jam i operuar”, tha qytetari, Bashkim Brajshori.


“Për momentin tha s’di çka ju themi, nuk ka material. A e patën hajgare a jo s’e di. Na thanë ju thirrim në telefon”, tha qytetari, Ali Shabani


Teksa dikush u ankua edhe për mospunë në këtë institucion. Se po procedohen dokumente në kapacitete më të vogla për televizionin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.


Ndonëse premtojnë se furnizimi me material do të bëhet në një afat optimal, nga MPB thonë se zvogëlimi i kapaciteteve prodhuese lidhet edhe me luftën në Ukrainë.


“Mirëpo, kemi një reduktim/zvogëlim të kapaciteteve prodhuese si masë preventive ndaj vështirësive në furnizim me dokumente bllanko sipas planifikimeve, e cila ka ardhur si pasojë e gjendjes së përgjithshme, përkatësisht krizës globale të shkaktuar nga Pandemia Covid-19 dhe Lufta në Ukrainë. MPB është e përkushtuar për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme.


Pamundësia e prodhimit të dokumenteve për shkak të mungesës së materialit është bërë e zakonshme në Kosovë, e sidomos gjatë kohës kur vijnë mërgimtarët në pushime./teve1


Comments are closed.