Take a fresh look at your lifestyle.

Murati thotë se LDK-ja është fajtore që qytetarët paguajnë më shtrenjtë për produktet ushqimore – Lajmet e fundit



Murati thotë se LDK-ja është fajtore që qytetarët paguajnë më shtrenjtë për produktet ushqimoreFoto: Arkiv




Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për çmimet tavan.


Ai ka thënë se çmimi i furnizimit nga importi për vajin ushqimor, grurin e disa produkte të tjera ka rënë, por përsëri qytetarët duhet të paguajnë tarifa të larta.


“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.


Ligjin për çmimet tavan LDK-ja e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese, prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do të duhej për vaj, miell e bukë”, shkroi ai në Facebook. /Zëri



Comments are closed.