Take a fresh look at your lifestyle.

Muriqi me postim domethënës pas dygolëshit të djeshëm – Lajmet e fundit



Muriqi me postim domethënës pas dygolëshit të djeshëm


Sport
April 10, 2023 – 11:29

Vedat Muriqi ka qenë protagonist i Mallorcas dje ia siguruar një pikë të vlefshme në duel me Real Valladolidin në udhëtim.


Sulmuesi kosovar i realizoi dy gola në barazimin 3:3, duke iu kthyer kështu golave në La Liga.


28-vjeçari arriti në kuotën e 12 golave dhe po mundohet ta ndihmojë ekipin ishullor në arritjen e objektivit, i cili është mbetja në ligën elitare spanjolle.


“Deri në fund”, ka shkruar Muriqi në Instagram.


Muriqi e shënoi golin e parë në minutën e 53-të, ndërsa atë të dytë personal dhe të barazimit, në minutat shtesë nga penalltia.


Përfaqësuesi kosovar është bërë lojtari më i rëndësishëm i Mallorcas në dy sezonet e fundit.


Image


 

Comments are closed.