Take a fresh look at your lifestyle.

Mustafa, PDK: Kosova çdo vit ka pasur rritje të buxhetit, jo vetëm me Qeverinë “Kurti” – Lajmet e fundit



Mustafa, PDK: Kosova çdo vit ka pasur rritje të buxhetit, jo vetëm me Qeverinë “Kurti”




Ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2023, për të cilin ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se është buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Kosova.


Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Arben Mustafa nga PDK-ja, i cili e ka quajtur këtë si “deklaratë boshe”, që sipas tij nuk paraqet ndonjë të arritur të veçantë, raporton Zeri.info.


Mustafa ka thënë se çdo vit buxheti i Kosovës rritet më shumë se vitin paraprak.


“Ky rezultat bëhet edhe më pak i rëndësishëm kur kemi parasysh se rritja e planifikuar e të hyrave buxhetore vjen kryesisht nga rritja e ndjeshme e çmimeve, përderisa sipas Fondit Monetar Nderkombëtar, rritja reale e ekonomisë për vitin 2023 nuk pritet të jetë më e lartë se 3.5%”, shkroi ai. /Zëri


Comments are closed.