Take a fresh look at your lifestyle.

Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare muzikanti Mark Sheehan – Lajmet e fundit



Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare muzikanti Mark Sheehan




Bashkëthemeluesi i “Script” dhe kitaristi Mark Sheehan vdiq të premten pasi u përball me një sëmundje.


Ai ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare.


“Burri, babai, vëllai, shoku i grupit dhe miku shumë i dashur Mark Sheehan ndërroi jetë sot në spital pas një sëmundjeje të shkurtër”, shkroi grupi irlandez i rock-ut në një deklaratë të postuar në Instagramin e tyre të premten.“Familja dhe grupi u kërkojnë fansave të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë tragjike”.


Muzikanti i ndjerë bashkëthemeloi “The Script” në vitin 2001 me mikun e tij të fëmijërisë dhe vokalistin e grupit, Danny O’Donoghue, 42 vjeç si dhe bateristin Glen Poëer, 41 vjeç.Grupi debutoi albumin e tij me të njëjtin emër në vitin 2008 dhe është i njohur për hitet si “We Cry”, “The Man Who Can’t Be Moved”, “Breakeven” dhe “Before the Worst”.


Ata vazhduan të regjistrojnë pesë albume të tjera në studio dhe kanë shitur mbi 20 milionë albume në mbarë botën.Sheehan ishte i martuar me Reena Sheehan. Ata kishin bashkë tre fëmijë. /Telegrafi


Comments are closed.