Sport
May 14, 2023 – 13:22
Bad News Eagles e vazhdon sot rrugëtimin e tyre në Majorin “Legends Stage” të CS:GO në Paris.
Ekipi shqiptar nga Kosova do të përballet sot me ekipin norvegjez, Apeks.
Ndeshja është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.
Apeks është në vendin e 24 në ranglistën botërore të CS:GO.
Pas një humbjeje dhe një fitoreje në Paris, përballen me një skuadër tjetër.
BNE u mposhtën nga ENCE, por fituan ndaj ekipit të katërt më të mirë në botë G2.
Comments are closed.