Take a fresh look at your lifestyle.

Ndriçimi i Qeverisë me ngjyrat e flamurit të LGBT-së, Mustafa e quan taktikë të Kurtit për vota – Lajmet e fundit



Ndriçimi i Qeverisë me ngjyrat e flamurit të LGBT-së, Mustafa e quan taktikë të Kurtit për vota




Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Qeveria e Kosovës ndezi dritat me ngjyrat e flamurit të LGBT-së.


E kjo u bë e ditur nga vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter, ku tha se është e drejtë njerëzore të jetosh pa frikë dhe në mënyrë autentike, shkruan Zeri.info.


Por, ndaj këtij vendimi të Qeverisë ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i cili Kurtin e quajti mashtrues tipik.


Mustafa tha se Kurti poston në Tëitter në gjuhën angleze për t’i mashtruar votuesit pro-LGBT, por që të njëjtën nuk e poston në Facebook në gjuhën shqipe.


Sipas tij kjo tregon se kreu i Qeverisë nuk ka parime, por vetëm taktika për grabitje votash.


“Mashtrues tipik.


Poston në Tëitter në anglisht për t’i mashtruar votuesit e tij pro-LGBT por nuk e poston të njejtën në Facebook në shqip për t’i mashtruar votuesit e tij anti-LGBT.


Dmth ky nuk ka parime, ka vetëm taktika për grabitje votash. Mashtrues tipik”, shkroi në Facebook. /Zëri



Comments are closed.