Take a fresh look at your lifestyle.

Në Fushë-Kosovë do të ketë reduktime të ujit, shkak reshjet e dendura – Lajmet e fundit



Në Fushë-Kosovë do të ketë reduktime të ujit, shkak reshjet e dendura




Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sërish ka ngritje të trubullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit për shkak të reshjeve të dendura atmosferike.


Sipas njoftimit, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë-Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 23:00 dhe do zgjasë deri në orën 06:00.


Po ashtu mungesë të ujit të pijshëm do të kenë Kodra e Trimave dhe Mirdita dhe ndërprerjet do të bëhen nga ora 00:00 deri 05:00. /Zëri


Comments are closed.