Take a fresh look at your lifestyle.

Një raport i ri për Kosovën para Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Lajmet e fundit



Një raport i ri për Kosovën para Këshillit të Sigurimit të OKB-së




Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziade, ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur përkrahje për kornizën e re të dialogut.


Ziade ka thënë se gjatë vitit të fundit janë evidentuar sfida të ndryshme, “por edhe tentime për t’i afruar drejt normalizimit marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”.


“Liderët duhet të marrin hapa të përgjegjshëm për t’i zvogëluar gjasat për ngecje në cështjet që kanë degraduar besimin publik gjatë muajve të fundit”, ka thënë ajo, duke përmendur si shembuj tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri dhe bojkotimit e zgjedhjeve të së dielës, 23 prill, nga serbët.


Ajo ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbi jo vetëm që i kishin larguar dy palët nga tentimet për normalizim të marrëdhëniet përmes dialogut, por edhe i kishin vënë “afër skajit për konfrontim fizik”.Duke folur për zgjedhjet në veri, Ziade ka thkesuar se ato ishin paqësore, por “në të njëjtën kohë, pyetja e përfaqësimit duhet të adresohet si pjesë e procesit politik më të gjerë”.


Tutje, Ziade ka shtuar se gjatë punës së saj, “sentimentet më të shpeshta me të cilat përballem janë frustrimi dhe shqetësimi për të ardhmen e pasigurt. Por, po aq e shoh edhe shpirtin dhe vullnetin për të punuar për ta krijuar një realitet më të mirë”, raporton REL.


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).


Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwartz dhe Ivica Daçiq.


 


Comments are closed.