Pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, kuvendi nesër në seancë të jashtëzakonshme – Lajmet e fundit
Foto: Laura Hasani
Kuvendi i Kosovës ka thirrur nesër seancë të jashtëzakonshme pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Debati parlamentar lidhur me zhvillimet në KEK dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kujtojmë se javën e kaluar, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar mbi dyshimin për tri vepra penale atë të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Comments are closed.