Take a fresh look at your lifestyle.

Pas kritikave për Zhaklin dhe Arbrin, Arjan Konomit i ndërpritet kontrata e punës si opinionist?

Opinionisti i njohur Arjan Konomi së fundmi ka qenë në vëmendje me kritikat që ka pasur kundrejt opinionistëve të Big Brother VIP. Ai i ka konsideruar Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin si opinonistë të diskutimit me nivel të ulët mediokër.

“Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël që imagjo se sa shije të hidhur që të lë”, shprehej ai në rrjetet e tij sociale.

Gjatë fundjavës ka nisur të qarkullojë një informacion mbi shkëputjen e kontratës së punës së Konomit me televizionin Top Channel. Zëra pranë opinionistit spekulojnë që arsye janë saktësisht deklaratat e bëra për dy kolegët e tij. Prej disa javësh, Konomi mungon në “Përputhen” në rolin që e ka nga viti 2020 teksa sot ka marrë rrugë drejt Suedisë.

Nje deklarat tjeter e Arjanit ka shkaktuar shume reagime ne rrjet e cila lidhet pikrisht me Luizin dhe Kiaren. Opinionisti Arjan Konomi e sheh me dyshim këngën “Me ty” të Luiz Ejllit dedikuar Kiarës, pasi në tekst nuk është përmendur emri i moderatores. I ftuar në “Më lër të flas”, Konomi tha se i ka bërë përshtypje që një këngë dedikuar të dashurës, nuk përmend emrin e saj dhe mbase këngëtari ka menduar ndarjen.

Comments are closed.