Take a fresh look at your lifestyle.

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini – Lajmet e fundit



PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini


Bota
March 30, 2023 – 18:55

Parlamenti Evropian ka dënuar shkeljen e të drejtave të prindërve të së njëjtës gjini nga Qeveria ultra-konservatore e Italisë, pasi ekzekutivi italian urdhëroi qytetin e Milanos që të mos regjistrojë fëmijët e prindërve homoseksualë.


Kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, erdhi në pushtet vitin e kaluar, me premtimin se do të vë theksin te vlerat e familjes tradicionale.


Më herët gjatë këtij muaji, Qeveria italiane kufizojë të drejtat e prindërve homoseksualë.


Qyteti i Milanos ka lejuar regjistrimin e fëmijëve të prindërve të së njëjtës gjini, që kanë lindur përmes nënave surrogate – që është e ndaluar në Itali – apo përmes riprodhimit mjekësor, praktikë që është e lejuar vetëm për çiftet heteroseksuale.


Por, kryetari i Miltanos, Beppe Sala, tha se ka ndaluar regjistrimin e fëmijëve pasi Ministria e Brendshme i dërgoi një letër duke insistuar se për këtë çështje duhet të vendosin gjykatat.


Anëtarët e Parlamentit Evropian thanë se kanë frikë se presioni ndaj qytetit të Milanos “është pjesë e një sulmi më të gjerë nga komunitetit LGBTQI+ në Itali”.


Ata i bënë thirrje Qeverisë italiane që menjëherë të heqë dorë nga vendimi dhe të miratojnë raportin e vitit 2022 për sundimin e ligjit që BE-ja ka vendosur.


Ligjvënësit evropianë thanë se vendimi i Italisë është “diskriminim jo vetëm ndaj çifteve të së njëjtës gjini, por pikë së pari ndaj fëmijëve të tyre”, duke shtuar se “është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të fëmijëve” sipas konventës të Kombeve të Bashkuara.


Që nga viti 2016, në Itali lejohet bashkimi civil i çifteve të së njëjtës gjini, por kundërshtimi nga Kisha Katolike ka pamundësuar që këtyre çifteve t’u lejohet që të birësojnë fëmijë.


Ligji për familjen është i ndryshëm në secilin shtet anëtar të BE-së, por dhjetorin e vitit të kaluar Komisioni Evropian prezantoi një propozim që do të detyronte shtetet anëtare të bllokut të njohin të drejtën e prindërve që jepen në shtetet e tjera. Ky plan do të mbronte fëmijët e familjeve të çifteve të së njëjtës gjini që udhëtojnë brenda BE-së. /REL


Comments are closed.