Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se “edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit”, sipas tij “Prishtina ende refuzon të përmbushë obligimin e saj kryesor – formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.
Ai tha për RTS-në se komuniteti ndërkombëtar mban përgjegjësi të veçantë për një situatë të tillë.
Petkoviqi thekson se Asociacioni është një kusht i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klankosova.tv.
“Beogradi i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta dhe është sjellë në mënyrë konstruktive dhe komprometuese gjatë gjithë kohës, ndërsa nga ana tjetër Prishtina vazhdimisht po përpiqet të pengojë dialogun dhe t’ua vështirësojë jetën serbëve në Kosovë”.
“Kur shikon gjithçka që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit, një përgjegjësi e veçantë ka komuniteti ndërkombëtar, i cili është i detyruar të bëjë presion mbi themelimin e Asociacionit. Asociacioni përfaqëson shtyllën kurrizore të dialogut”, shtoi ai.
Comments are closed.