Take a fresh look at your lifestyle.

Pretendimet e ambasadorit rus në Beograd: Perëndimi nuk dëshiron ta krijojë Asociacionin – Lajmet e fundit



Pretendimet e ambasadorit rus në Beograd: Perëndimi nuk dëshiron ta krijojë Asociacionin




Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se Perëndimi siç tha ai “ pavarësisht deklaratave nuk ka dëshirë të krijojë Asociacionin” .


Ai për tv prva theksoi se nëse do të kishte presion, “Kosova do ta kishte mbështetur Asociacionin shumë kohë më parë”.


“Situata në terren nuk është e mirë, ne madje mendojmë se në një farë kuptimi po përkeqësohet dhe ndonjëherë këto bisedime të Brukselit dhe ndërmjetësimi i Brukselit duket se po e mbyllin njërin sy ndaj situatës në terren”, shtoi i dërguari i Moskës në Beograd, përcjell Kosovo Online.


Comments are closed.