Take a fresh look at your lifestyle.

Prokuroria Speciale: Përmes Adem Jasharit, UÇK-ja filloi sulmet ndaj ushtrisë e bashkëpunëtorëve serbë – Lajmet e fundit



Prokuroria Speciale: Përmes Adem Jasharit, UÇK-ja filloi sulmet ndaj ushtrisë e bashkëpunëtorëve serbë




Në seancën e parë gjyqësore, prokuroria e spcializuar sot ka bërë edhe një sulm tjetër ndaj luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Qe prokurori, Matthew Halling, ai që përmendi edhe Adem Jasharin, si një nga komandantët e UÇK-së, ku përveç Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, kryen veprime kundër serbëve dhe bashkëpunëtorëve të Serbisë, përcjell klankosova.tv.


”Përmes Adem Jasharit, UÇK filloi të sulmojë në mënyrë të vazhdueshme ushtrinë, policinë dhe bashkëpuntorët serbë përgjatë viteve ‘90-të”.


Aksionet e tyre, për Prokurorinë Speciale, përbëjnë prova kundër ish-krerëve të UÇK-së.


Comments are closed.