PSD-ja e akuzon Kurtin për shkelje të të drejtave të punëtorëve: Po bën plazh, 365 ditë në pushim – Lajmet e fundit
Foto: Laura Hasani
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, për 1 Majin – Ditën e punëtorëve.
Ata kanë vendosur para Qeverisë së Kosovës një ulëse për pushues, një çadër e pije dhe një pankartë me mbishkrimin: “Jemi në pushim vjetor 365 ditë”, reagim ky ndaj të drejtave të punëtorëve.
Në një deklarim për media, Donjeta Demolli nga PSD-ja ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i shkel të drejtat e punëtorëve.
Demolli ka thënë se një pastruese e Zyrës së Kryeministrit paguhet vetëm 185 euro.
“Në Kosovë ende punëtorët vazhdojnë t’i kërkojnë të drejtat e tyre, sepse në Zyrën e kryeministrit mirëmbajtja paguhet vetëm 185 euro, punëtorët e supermarketeve nuk pushojnë as në festa e nuk guxojnë me kërkuar pushim as kur janë të sëmurë”.
“Sot kryeministri është në pushim, jo veç sot, jo veç në festa e jo veç kur është i sëmurë por në 365 ditë prej që e ka marrë mandati dhe për këtë arsye e kemi ilustruar qasjen e tij ndaj të drejtave të punëtorëve me një ambient plazhi, sepse qasja e tij ndaj punëtorëve, është veç pushim e qejf. Është i qartë që kryeministri nuk po punon për Kosovën”, ka thënë ajo. /EO
Comments are closed.