Take a fresh look at your lifestyle.

Real Madridi kontakton Zidanen për një rikthim të mundshëm – Lajmet e fundit



Real Madridi kontakton Zidanen për një rikthim të mundshëm


Sport
April 28, 2023 – 14:08

Lajmet e fundit nga Sporti

Real Madridi mesa duket është i vendosur për ta rikthyer Zinedine Zidanen në “Santiago Bernabeu”.


Sipas raporteve të reja nga “Foot Mercato”, madrilenët ka vendosur tashmë kontakte me Zidanen për një rikthim të mundshëm përpara sezonit të ardhshëm, pasi ka pasiguri për të ardhmen e Carlo Ancelottit mes lidhjeve me ekipin kombëtar të Brazilit.


Zidane ka qenë i lidhur me Juventusin dhe PSG-në, por një rikthim në Real Madrid është ende një mundësi, edhe pse mund të jetë e vështirë.


Raporti shton se rikthimi i mundshëm i Zidanes gjithashtu mund të hapë dyert për Kylian Mbappen në Real Madrid, i cili gjithashtu mund të bëhet më i hapur ndaj idesë, pavarësisht se u refuzua verën e kaluar. /Zeri.info


Comments are closed.