Real Madridi mposhtet nga Sociedadi, Barçës tani i duhen vetëm dy pikë për t’u shpallur kampion të La Ligës – Lajmet e fundit
Sport
May 03, 2023 – 00:07
Lajmet e fundit nga Sporti
Real Madridi ka pësuar një tjetër disfatë në elitën e futbollit spanjoll.
“Mbretërit” u mposhtën 2:0 në udhëtim te Real Sociedadi në San Sebastian, në kuadër të javës së 33-të kampionale.
Shifrat u zhbllokuan në minutën e 47-të kur ish-lojtari i Real Madridit, Kubo shënoi në portën e Courtois.
Punët u vështirësuan edhe më shumë për mysafirët kur Carvajal u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 61-të.
Goditjen e dytë dhe të fundit në këtë takim 14 herë kampionëve të Evropës ua dha Barrenetxea me golin e dytë pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Kësisoj, me këtë humbje të Real Madridit, Barcelona është gjithnjë e më afër titullit të kampionit këtë edicion.
Real Madridi pas kësaj humbje zë vendin e dytë me 68 pikë, vetëm dy më pak se Atletico Madridi që në rast të fitores kalon një pozitë më lart.
Real Sociedad “blindon” pozitën e katërt me 61 pikë.
Comments are closed.