Take a fresh look at your lifestyle.

Rexhep Selimi befason nxënësin që i shkroi letër, i çon dhuratë nga Haga – Lajmet e fundit



Rexhep Selimi befason nxënësin që i shkroi letër, i çon dhuratë nga Haga




Gur Ademi, nxënës i shkollës “Elena Gjika” i ka shkruar letër Rexhep Selimit me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Ish deputeti i LVV-së, në shenjë falënderimi i ka bërë një pikturë me emblemën e UÇK-së dhe përmes gruas së tij Shqipes ia ka dërguar Gurit


Histori për luftën dhe trimat që e bënë atë kishte dëgjuar shpesh.


Edhe në shkollë, mësuesja u kishte folur nxënësve për ata djem e vajza që luftuan për lirinë e Kosovës dhe më pas shpallen pavarësinë


Rrëfimet e prindërve por edhe të gjyshit – ish luftëtarë i UÇK-së, i kishin krijuar, nxënësit të shollës fillore Elena Gjika, imazhin e heronjve të vërtetë.Gur Bekaj , i kishte tashmë heronjtë e vet të gjallë pa pasur nevojë t’i kërkonte ata nëpër libra apo filma.


Por takimin, për një kohë, duket i pamundur me ata që po përballen edhe me një betejë tjetër për të dëshmuar luftën e drejte që e bënë.


Po aq të pastra dhe fisnike do të jenë edhe fjalët brenda një letre që Guri vendosi t’i shkruaj në adresë të ushtarëve që luftan për lirinë e vendit.


Një kërkesë e ardhur nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës, mbërriti edhe në klasën e Gurit.


Nxënësve u kërkohej që me 17 shkurt, ditën kur Kosova e feston Pavarësinë, t’u shkruhej nga një letër atyre që ndodhen në Hagë.


Nxënësve u kërkohej që me 17 shkurt, ditën kur Kosova e feston Pavarësinë, t’u shkruhej nga një letër atyre që ndodhen në Hagë./t7


Comments are closed.