Serbët nga Kosova mbështesin protestat e opozitës në Beograd, kërkojnë largimin e Vuçiqit – Lajmet e fundit
“Ne i mbështesim plotësisht të gjitha kërkesat e opozitës drejtuar regjimit aktual dhe të paraqitura në protestat e kaluara”, njoftoi “Atdheu”, lëvizja e serbëve nga Kosova.
Mirëpo, ata kanë edhe një propozim tjetër, largimin e presidentit serb sepse, siç thonë ata, vetëm largimi i tij nga skena politike “mund të ndriçojë edhe shtetin e Serbisë edhe serbët në Kosovë”, transmeton Zeri.info.
Protesta e parë u mbajt të hënën dhe e dyta të premten e javës së kaluar nën moton “Serbia kundër dhunës” , e cila u thirr nga disa parti opozitare pas dy tragjedive në të cilat pati gjithsej 17 viktima dhe gati 20 të plagosur.
“Atdheu” beson se Vuçiqi ka dorëzuar Kosovën.
“Presidenti u thotë qytetarëve se nuk do ta pranojë atë që tashmë e ka pranuar duke pranuar propozimin franko-gjerman, pika numër dy e së cilës thotë se Serbia pranon sovranitetin territorial, integritetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në deklaratën e kësaj shoqate e cila vepron në Kosovë.
Kjo lëvizje beson se Vuçiqi duhet të thërrasë zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, sepse ai është i detyruar t’i bëjë një gjë të tillë sipas kushtetutës dhe në këtë mënyrë “të shembet shtetësinë separatiste të krahinës jugore serbe”.
Në vend të kësaj, siç shtojnë ata, Vuçiqi “rënkon, vajton, ankohet, ankohet për të qindtën herë duke njoftuar eksodin e serbëve, i cili vetëm inkurajon emigrimin e mëtejshëm nga krahina jugore serbe”.
Gjatë protestave, përveç largimit të Vuçiqit, u kërkaur dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, drejtorit të BIA-s, anulimi i reality show-ve dhe tabloideve që nxisin urrejtjen etj.
Portesta e radhës do të mbahet këtë të premte në Beograd. /Zëri
Comments are closed.