Take a fresh look at your lifestyle.

Serbia e lë në gatishmëri luftarake ushtrinë për “shkak të situatës në Kosovë” – Lajmet e fundit



Serbia e lë në gatishmëri luftarake ushtrinë për “shkak të situatës në Kosovë”Foto: Tanjug




Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku është marrë vendim që Forcat e Armatosura serbe të mbetën në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.


Kjo do të mbetet deri në një njoftim të dytë, ka bërë të ditur zyra e presidentit serb, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, transmeton Zeri.info.


Siç thuhet në njoftim, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë dakorduar të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Serbisë.


Aty thuhet se është theksuar se KFOR/NATO nuk e ka kryer punën e vet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike nga Kumanova.


“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të siguruar që KFOR/NATO përmbush funksionin dhe mandatin e tij, në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe mbron serbët në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në njoftim.


Në fund thuhet se “Serbia do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj”.


Në fakt kjo nuk është hera e parë që Serbia vendos ushtrinë në gatishmëri luftarake, këtë e bën sa herë që ndodh një incident i vogël në komunat me shumicë serbe në Kosovë. /Zëri


Comments are closed.