Take a fresh look at your lifestyle.

Statovci e akuzoi pronarin për falsifikim në tenderin e “Rrugës A”, reagon kompania “Sallahu” – Lajmet e fundit



Statovci e akuzoi pronarin për falsifikim në tenderin e “Rrugës A”, reagon kompania “Sallahu”




Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka akuzuar Komunën e Prishtinës se tenderin për ndërtimin e rrugës “Jim Xhema”, e njohur si “Rruga A”, ia ka dhënë një kompanie, pronari i së cilës ishte i dënuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.


Statovci pretendonte se Gjykata e Apelit ia kishte ndaluar kësaj kompanie që të marrë pjesë në prokurim publik, për një periudhë 10-vjeçare, shkruan Zeri.info.


“Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere shpreha shqetësimin rreth zhvillimeve të fundit në OSHP lidhur me tenderin 8.5 milionësh, tender ky për rregullimin e Rrugës A në kryeqytet, rast i cili tashmë ka aktivizuar edhe Prokurorinë e shtetit. Shqetësimet implikojnë dhe OSHP-në në trajtimin e kësaj lënde”, shkroi ajo në Facebook.


E ndaj kësaj deklarate të deputetes Statovci ka reaguar vetë kompania “Sallahu”, e cila thotë se këto akuza janë të pabazuara dhe se shtojnë pasiguritë rreth mënyrës se si funksionojnë institucionet në vend.


“Zonja Statovci në deklarimet në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere konstaton një gjendje duke u bazuar në një lajm/artikull, i cili është shkruar vetëm në pretendime, duke bërë kështu deklarime pa vërteta – shpifje dhe kjo përbën vepër që ndiqet ligjërisht. Me këtë rast shprehim shqetësimin se si një deputete e Kuvendit te Republikës se Kosovës konstaton dënimin e pronarit të kompanisë dhe ndalesën e kompanisë për të marrë pjesë në procedura tenderuese pa asnjë provë”, thuhet në reagim. /Zëri


Comments are closed.