dhe | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Thu, 11 Aug 2022 17:04:51 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.1 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png dhe | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime online për shaminë në shkolla, kërkesa do dërgohet në kryeministri dhe në MASHT – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/mblidhen-mbi-10-mije-nenshkrime-online-per-shamine-ne-shkolla-kerkesa-do-dergohet-ne-kryeministri-dhe-ne-masht-lajmet-e-fundit/ Thu, 11 Aug 2022 17:04:51 +0000 https://kosovonow.com/?p=18178 Ka shkuar në 10 mijë nënshkrime peticioni online i organizuar nga disa aktivistë që të ndryshohet udhëzimi administrativ i cili e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme. Sipas  njërit prej organizatorëve të fushatës dhe njëkohësisht peticionit, Durim Berisha, nënshkrimet do të ju dërgohen kryeministrit […]

The post Mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime online për shaminë në shkolla, kërkesa do dërgohet në kryeministri dhe në MASHT – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime online për shaminë në shkolla, kërkesa do dërgohet në kryeministri dhe në MASHT




Ka shkuar në 10 mijë nënshkrime peticioni online i organizuar nga disa aktivistë që të ndryshohet udhëzimi administrativ i cili e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme.


Sipas  njërit prej organizatorëve të fushatës dhe njëkohësisht peticionit, Durim Berisha, nënshkrimet do të ju dërgohen kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe Avokatit të Popullit.


Sipas ish- këshilltarit të kryeministrit Kurti, platforma online për nënshkrimin e peticionit e garanton sigurinë e nebojshme, ai ka bërë të ditur se nuk i kanë shfrytëzuar platformat e gatshme por e kanë krijuar vetë një të tillë, në mënyrë që peticioni të jetë sa më kredibil.


Berisha ka potencuar se në rast se kërkesa e tyre nuk procedohet nga MASHT-it sipas afateve ligjore, atëherë ai me ekipin e tij do t’i drejtohen Gjykatës Themelore në Prishtinë.


“Dihe se kampanja dhe peticioni kanë për qëllim të mbështesin kërkesën me shkrim të dorëzuar në MASHTI, prandaj në rast të mos procedimit sipas afateve ligjore, do t’i drejtohemi Gjykatës Themelore në Prishtinë, si Gjykatë kompetente për të shqyrtuar padinë përkitazi me këtë”, ka thënë Berisha.


Ndërkaq në një reagim të Ministrisë së Arsimit, është thënë se “E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”.


Por në këtë reagim nuk është përmendur ndryshimi i udhëzimit administrativ që e ndalon vendosjen e shamisë në shkolla. /dukagjini


The post Mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime online për shaminë në shkolla, kërkesa do dërgohet në kryeministri dhe në MASHT – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
​VV: Tenderi 12 milionë euro i shpallur nga Përparim Rama i dyshimtë dhe favorizues https://kosovonow.com/vv-tenderi-12-milione-euro-i-shpallur-nga-perparim-rama-i-dyshimte-dhe-favorizues/ Thu, 11 Aug 2022 11:19:24 +0000 https://kosovonow.com/?p=18173 ​VV: Tenderi 12 milionë euro i shpallur nga Përparim Rama i dyshimtë dhe favorizues

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, ka reaguar për tenderin 12 milionë eurosh për këshilla-konsulencë të shpallur nga kryetari Përparim Rama. Shefi këtij grupi, Gëzim Sveçla në konferencën për media, tha se kjo kontratë është e dyshimtë, pasi ka kosto tejet të lartë dhe është favorizuese. Ai tha se komuna ka […]

The post ​VV: Tenderi 12 milionë euro i shpallur nga Përparim Rama i dyshimtë dhe favorizues first appeared on Kosovo Now.]]>
​VV: Tenderi 12 milionë euro i shpallur nga Përparim Rama i dyshimtë dhe favorizues

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, ka reaguar për tenderin 12 milionë eurosh për këshilla-konsulencë të shpallur nga kryetari Përparim Rama.

Shefi këtij grupi, Gëzim Sveçla në konferencën për media, tha se kjo kontratë është e dyshimtë, pasi ka kosto tejet të lartë dhe është favorizuese.

Ai tha se komuna ka shumë probleme të tjera të cilat janë më emergjente.

“Veprime abuzive siç është rasti me tenderin për konsulencë, nuk është që se kemi pritur, por jo kaq shpejt.

Pra, ka keqmenaxhim dhe rezultate zero nga kryetari Rama. Janë bërë tetë muaj, për këtë periudhë dhe lajmi më i mirë është se kryetari Rama ka mbaruar mandatin 20 për qind.

Kryetari Rama nuk ka as vizion dhe vullnet për t’i zgjidhur problemet e shumta të qytetarëve të Prishtinës, pra asgjë nga premtimet e dhëna nuk kanë nis të zbatohen”, tha ai.

The post ​VV: Tenderi 12 milionë euro i shpallur nga Përparim Rama i dyshimtë dhe favorizues first appeared on Kosovo Now.]]>
Vodhi stoli ari dhe para në një shtëpi në Viti, arrestohet i dyshuari – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/vodhi-stoli-ari-dhe-para-ne-nje-shtepi-ne-viti-arrestohet-i-dyshuari-lajmet-e-fundit/ Wed, 10 Aug 2022 07:53:09 +0000 https://kosovonow.com/?p=18115 Policia në Viti ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti kishte vjedhur në një shtëpi një sasi të konsiderueshme stoli ari si dhe para të gatshme. Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 01.08.2022 rreth orës 02:10 minuta, në rrugën […]

The post Vodhi stoli ari dhe para në një shtëpi në Viti, arrestohet i dyshuari – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Vodhi stoli ari dhe para në një shtëpi në Viti, arrestohet i dyshuari




Policia në Viti ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti kishte vjedhur në një shtëpi një sasi të konsiderueshme stoli ari si dhe para të gatshme.


Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 01.08.2022 rreth orës 02:10 minuta, në rrugën “Qerqiz Topulli” të Vitisë, me ç’rast policia ka arritur ta arrestoj të dyshurian me datën 09.08.2022, raporton Zeri.info.


“Me 09.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në shtëpinë e ankueses femër kosovare kishte vjedhur një sasi stoli ari dhe para. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e dëshmive ndërsa në veturën e tij i është gjetur një sasi substancë e dyshuar e llojit marihuanë në peshë 11.9 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri


The post Vodhi stoli ari dhe para në një shtëpi në Viti, arrestohet i dyshuari – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjes për energjinë, Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së https://kosovonow.com/dialogu-kosove-serbi-dhe-zbatimi-i-marreveshjes-per-energjine-kurti-takon-ambasadoret-e-vendeve-te-quint-it-dhe-shefin-e-zyres-se-be-se/ Tue, 09 Aug 2022 13:39:07 +0000 https://kosovonow.com/?p=18073 Kurti në takim me bashkatdhetarët, tregon projektet që priten të finalizohen për diasporën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, me të cilët ka biseduar për marrëveshjen mbi zbatimin e Udhërrëfyesit të energjisë, që mundëson pagesën e energjisë nga konsumatorët në komunat në veri të Kosovës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes me ENTSO-E […]

The post Dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjes për energjinë, Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së first appeared on Kosovo Now.]]>
Kurti në takim me bashkatdhetarët, tregon projektet që priten të finalizohen për diasporën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, me të cilët ka biseduar për marrëveshjen mbi zbatimin e Udhërrëfyesit të energjisë, që mundëson pagesën e energjisë nga konsumatorët në komunat në veri të Kosovës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes me ENTSO-E dhe rëndësinë që ka kjo për sovranitetin e vendit.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se po ashtu është folur edhe për zhvillimet politike në vend, si dhe gjendjen e sigurisë në vend e rajon.

“Duke biseduar lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, u ritheksua angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

Po ashtu vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUINT-it, ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. /Telegrafi/

The post Dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjes për energjinë, Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së first appeared on Kosovo Now.]]>
Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë https://kosovonow.com/prishtina-se-shpejti-pajiset-me-autobuse-te-rinj-dhe-elektrike/ Mon, 08 Aug 2022 08:34:44 +0000 https://kosovonow.com/?p=18008 Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë

Komunës së Prishtinës së shpejti pritet t’i shtohen edhe disa autobusë të rinj, në mesin e tyre do të ketë edhe autobus elektrik. Po ashtu zyrtarët komunal kanë paralajmëruar edhe ngritjen e çmimeve të biletave për autobusët urban në Komunën e Prishtinës. Kryeqytetit shumë shpejt pritet t’i shtohet  edhe 30 autobusë të rinj, që do […]

The post Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë first appeared on Kosovo Now.]]>
Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë

Komunës së Prishtinës së shpejti pritet t’i shtohen edhe disa autobusë të rinj, në mesin e tyre do të ketë edhe autobus elektrik. Po ashtu zyrtarët komunal kanë paralajmëruar edhe ngritjen e çmimeve të biletave për autobusët urban në Komunën e Prishtinës.

Kryeqytetit shumë shpejt pritet t’i shtohet  edhe 30 autobusë të rinj, që do të operojnë brenda kryeqytetit në bazë të planit të mobilitetit në linjat qendrore, ka bërë me dije për Radio Kosovën Halil Halili nga sektori i mobilitetit në Komunën e Prishtinës.

“Prej këtyre 30 autobusëve në mesin e tyre do të jenë edhe disa elektrik. Në bazë të planit të mobilitetit do të riorganizohen linjat qendrore në rrugët kryesore të lagjeve të ndryshme të qytetit. Ku do të qarkullojnë në zona të caktuara dhe do të mbulojnë rrjetin e linjave ekzistuese deri në riorganizim të transportit”, tha ai.

Halili, tutje tha se kanë bëre kalkulime në lidhje me çmimet e biletave dhe kanë dalë me rezultate që është e pamundur të operojnë me çmimin aktual të derivateve.  

“Tash jemi në një trend ku ka ngritje të çmimeve të ndryshme sidomos të derivateve, dhe  këto ngritje qe janë bërë nuk mundemi t’i mbulojmë ne për trafikun urban dhe për këtë kemi shqyrtua mundësinë për me ngrit çmimin e biletës me një kosto të përballueshme për qytetarë”, shtoi ai.

Sipas tij, me ardhjen e autobusëve të rinj, do të këtë biletë të integruar, biletë javore, mujore si dhe vjetore, ku do të jetë një kompani përgjegjëse vetëm për transportin publik.

The post Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë first appeared on Kosovo Now.]]>
Lojtarët e Cityt dhe West Ham shfrytëzojnë lëndimin e Fabianskit për tu këndellur nga vapa https://kosovonow.com/lojtaret-e-cityt-dhe-west-ham-shfrytezojne-lendimin-e-fabianskit-per-tu-kendellur-nga-vapa/ Sun, 07 Aug 2022 16:33:21 +0000 https://kosovonow.com/?p=17981 Lojtarët e Cityt dhe West Ham shfrytëzojnë lëndimin e Fabianskit për tu këndellur nga vapa

Momentalisht është duke u zhvilluar pjesa e parë e ndeshjes mes West Hamit dhe Manchester Cityt, ku asnjëra skuadër nuk ka arritur ta gjejë golin deri tani. City është duke bërë presion vazhdimisht për ta gjetur rrjetën e kundërshtarit, por West Ham po tregohet skuadër e vëmendshme duke mos lejuar lojtarët e Pep Guardiolas të […]

The post Lojtarët e Cityt dhe West Ham shfrytëzojnë lëndimin e Fabianskit për tu këndellur nga vapa first appeared on Kosovo Now.]]>
Lojtarët e Cityt dhe West Ham shfrytëzojnë lëndimin e Fabianskit për tu këndellur nga vapa

Momentalisht është duke u zhvilluar pjesa e parë e ndeshjes mes West Hamit dhe Manchester Cityt, ku asnjëra skuadër nuk ka arritur ta gjejë golin deri tani.

City është duke bërë presion vazhdimisht për ta gjetur rrjetën e kundërshtarit, por West Ham po tregohet skuadër e vëmendshme duke mos lejuar lojtarët e Pep Guardiolas të rrezikojnë portën.

Gjatë një aksioni të Cityt, Haaland u përplas me portierin kundërshtarë, Fabianskin, të cilin edhe e la të lënduar.

Përgjatë kohës sa ishte stafi mjekësorë në fushë, lojtarët e të dy skuadrave e shfrytëzuan rastin të vrapojnë drejt bankave rezervë, por jo për konsultime me trajnerët.

Vapa e madhe që e ka kapluar Anglinë kohëve të fundit, bëri që lojtarët të kërkojnë pije të ndryshme vetëm për tu freskuar.

The post Lojtarët e Cityt dhe West Ham shfrytëzojnë lëndimin e Fabianskit për tu këndellur nga vapa first appeared on Kosovo Now.]]>
Gjashtë fëmijë në mesin e 28 të vdekurve nga përleshjet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/gjashte-femije-ne-mesin-e-28-te-vdekurve-nga-perleshjet-e-fundit-mes-izraelit-dhe-palestinezeve-lajmet-e-fundit/ Sun, 07 Aug 2022 07:24:52 +0000 https://kosovonow.com/?p=17963 Bota August 07, 2022 – 07:51 Izraeli ka vrarë një militant të dytë të lartë nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet nga sulmet ajrore në Gaza. Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të PIJ-së – duke përfshirë […]

The post Gjashtë fëmijë në mesin e 28 të vdekurve nga përleshjet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Gjashtë fëmijë në mesin e 28 të vdekurve nga përleshjet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve


Bota
August 07, 2022 – 07:51

Izraeli ka vrarë një militant të dytë të lartë nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet nga sulmet ajrore në Gaza.


Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të PIJ-së – duke përfshirë udhëheqësit Khaled Mansour dhe Tayseer Jabari – janë ndër 28 palestinezët që kanë vdekur.


Gati 400 raketa palestineze janë hedhur në drejtim të Izraelit që nga e premtja, tha një zyrtar izraelit. Izraeli thotë se nisi operacionet për shkak të “kërcënimit të menjëhershëm” nga PIJ.


Dhuna e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës që nga një konflikt 11-ditor në maj 2021 që la më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë të vdekur.


Ushtria izraelite paralajmëron se ky operacion i fundit – i koduar Breaking Dawn – mund të zgjasë për një javë.


Në ditën e dytë të dhunës, Izraeli vrau të shtunën udhëheqësin e lartë të PIJ-së Khaled Mansour në një sulm ajror në një shtëpi në Rafah, në jug të Gazës.


Komandanti i kishte mbijetuar më parë pesë tentativave për vrasje nga ushtria izraelite, e cila e akuzoi atë për planifikimin e operacioneve militante jashtë Gazës.


Vdekja e tij vjen pas një sulmi vdekjeprurës ajror izraelit kundër Tayseer Jabari, një tjetër komandant i lartë i PIJ, të premten.


Si dhe sulmet ajrore në Gaza, rreth 19 anëtarë të PIJ janë arrestuar në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Izraelit.


Ministria e Shëndetësisë e Gazës fajësoi “agresionin izraelit” për vdekjen e palestinezëve dhe për 203 personat e plagosur.


Izraeli akuzoi militantët e PIJ-së se shkaktuan aksidentalisht të paktën disa nga këto vdekje, duke pretenduar të shtunën se grupi hodhi një raketë duke vrarë shumë fëmijë në Jabalia, në Rripin e Gazës. /Oranews


The post Gjashtë fëmijë në mesin e 28 të vdekurve nga përleshjet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Barcelona ende nuk e ka regjistruar Lewandowskin, Raphinhan dhe të gjitha nënshkrimet e tyre të reja – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/barcelona-ende-nuk-e-ka-regjistruar-lewandowskin-raphinhan-dhe-te-gjitha-nenshkrimet-e-tyre-te-reja-lajmet-e-fundit/ Sat, 06 Aug 2022 13:17:25 +0000 https://kosovonow.com/?p=17925 Sport August 06, 2022 – 14:45 Lajmet e Fundit nga Sporti Barcelona e nis fushatën e saj të re në La Liga kundër Rayo Vallecanos më 13 gusht, por ende nuk ka regjistruar asnjë nga nënshkrimet e tyre të verës përpara hapjes së sezonit. Gjigantët […]

The post Barcelona ende nuk e ka regjistruar Lewandowskin, Raphinhan dhe të gjitha nënshkrimet e tyre të reja – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Barcelona ende nuk e ka regjistruar Lewandowskin, Raphinhan dhe të gjitha nënshkrimet e tyre të reja


Sport
August 06, 2022 – 14:45

Lajmet e Fundit nga Sporti

Barcelona e nis fushatën e saj të re në La Liga kundër Rayo Vallecanos më 13 gusht, por ende nuk ka regjistruar asnjë nga nënshkrimet e tyre të verës përpara hapjes së sezonit.


Gjigantët katalanas kanë shpenzuar shumë përpara sezonit të ri, pavarësisht se kanë shpallur borxhe prej 1.35 miliardë eurosh në 2021.


Barça ka financuar transferimet duke shitur një përqindje të të drejtave televizive të klubit dhe një 25 për qind të aksioneve në Barca Studios, por do të jetë në gjendje të regjistrojë nënshkrimet e tyre të reja vetëm nëse mund të përmbushin kriteret e Fair Play-it financiar të La Ligës.


Ka qenë një dritare e ngarkuar transferimi në Camp Nou me katalanasit që shpenzojnë shumë për sulmuesin Robert Lewandowski, i cili ka ardhur nga Bayern Munich për një tarifë prej 50 milionë euro.


Anësori brazilian Raphinha është bashkuar gjithashtu nga Leeds United për një tarifë fillestare prej 59 milion € ndërsa qendërmbrojtësi i Sevillas Jules Kounde është bërë nënshkrimi i fundit i klubit në një marrëveshje prej 60 milion €.


Barcelona po pret gjithashtu të regjistrojë Andreas Christensen dhe Franck Kessien, të cilët gjithashtu janë transferuar në Camp Nou këtë verë me transferime të lira.


Barcelona ka përdorur ‘leva ekonomike’ për të mbledhur fonde për shpenzimet e saj verore.


Katalanasit shitën 10 për qind të të drejtave të tyre televizive në Liga tek firma globale e investimeve Sixth Street Partners dhe më pas shitën 15 për qind të tjera për të sjellë 315 milionë euro të tjera.


Klubi gjithashtu ka konfirmuar shitjen e 25 për qind të Barca Studios për 100 milionë euro për socios.com, por do të duhet të aktivizojë një levë të katërt për të regjistruar të gjitha nënshkrimet e tyre të reja.


Barca mund të shesë 24.5% të mbetur të Barca Studios që do të sillte 100 milionë euro të tjera.


Ora po shkon nëse Barcelona do të ketë në dispozicion nënshkrimet e saj të reja për vizitën e Rayo Vallecano, megjithëse presidenti Joan Laporta është i bindur se ata do të gjejnë një mënyrë për të vënë në dispozicion lojtarët e tyre të rinj.


“Ne e kemi bërë mirë punën dhe besojmë se i plotësojmë të gjitha kërkesat. Dokumentacioni është dorëzuar i gjithë dhe presim përgjigjen nga La Liga”, tha ai.


“Mund të ketë disa pabarazi, por ne e kuptojmë se nuk do të ketë probleme sepse ne kemi respektuar gjithçka dhe lojtarët do të mund të regjistrohen. Nëse jo, ne jemi të përgatitur të aplikojmë levën e katërt dhe do ta bëjmë këtë.” /Zeri.info


The post Barcelona ende nuk e ka regjistruar Lewandowskin, Raphinhan dhe të gjitha nënshkrimet e tyre të reja – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
​BE: Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takimin më 18 gusht https://kosovonow.com/be-kurti-dhe-vuciq-pranojne-ftesen-e-borrellit-per-takimin-me-18-gusht/ Thu, 04 Aug 2022 16:26:01 +0000 https://kosovonow.com/?p=17836 ​BE: Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takimin më 18 gusht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se Kurti dhe Vuçiq do të mirëpriten më 18 gusht në Bruksel nga […]

The post ​BE: Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takimin më 18 gusht first appeared on Kosovo Now.]]>
​BE: Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takimin më 18 gusht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se Kurti dhe Vuçiq do të mirëpriten më 18 gusht në Bruksel nga Borrell dhe Lajçak.

“Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka thënë Stano.

Ftesa e Borrellit erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kishin të bënin me letërnjoftimet dhe targat serbe.

Pas kërkesës së ndërkombëtarëve, Qeveria e Kosovës e shtyu vendimin për një muaj, ndërsa barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit.

The post ​BE: Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takimin më 18 gusht first appeared on Kosovo Now.]]>
‘Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm’, Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm në vendlindje https://kosovonow.com/nder-dhe-privilegj-i-jashtezakonshem-adrola-dushi-merr-titullin-e-rendesishem-ne-vendlindje/ Thu, 04 Aug 2022 07:14:49 +0000 https://kosovonow.com/?p=17809 ‘Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm’, Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm në vendlindje

Modelja bukuroshe Adrola Dushi ka marrë titullin e rëndësishëm në vendlindjen e saj, ajo është vlerësuar ditën e sotme me Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Adrola, teksa ka publikuar në Instagram disa foto nga ceremonia. “Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar […]

The post ‘Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm’, Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm në vendlindje first appeared on Kosovo Now.]]>
‘Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm’, Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm në vendlindje

Modelja bukuroshe Adrola Dushi ka marrë titullin e rëndësishëm në vendlindjen e saj, ajo është vlerësuar ditën e sotme me Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Adrola, teksa ka publikuar në Instagram disa foto nga ceremonia.

“Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar ndihem eshte nje nder dhe privilegj i jashtezakonshem qe sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Arte te Bashkise Mirdite! Gjej rastin te shpreh mirenjohjen time te thelle per Kryetarin e Bashkise Mirdite Z. Ndrec Dedaj qe sot me nderon duke me renditur si gruan e pare mirditore qe i jepet kjo steme e arte me simbolet mirditore si dhe Grate e Unionit Mirdita qe propozuan emrin tim per kete dekorim.

Ky dekorim vjen si nje vleresim i papritur dhe shume i bukur per mua, por vjen dhe si nje pergjegjesi per vendlindjen time me apo pa kete dekorate, angazhimi im per promovimin dhe nderimin kudo te vendlindjes time do jete i madh Faleminderit Mirdita ime Zoti te bekofte Te dua”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë në dekoratë shkruhet: Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror.

Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditën dhe kudo ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, ku pjesë e rëndësishme e promocionit ka qenë dhe vendlindja, Mirdita.

Shiko foton:

The post ‘Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm’, Adrola Dushi merr titullin e rëndësishëm në vendlindje first appeared on Kosovo Now.]]>