ditë | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Fri, 11 Nov 2022 15:02:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.1.1 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png ditë | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Kryesia mblidhet të hënën, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kryesia-mblidhet-te-henen-ne-rend-dite-pikat-e-paperfunduara-nga-seancat-e-kaluara-lajmet-e-fundit/ Fri, 11 Nov 2022 15:02:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=22643 Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën për të caktuar seancën e radhës të Kuvendit. Në rend dite në mbledhjen e Kryesisë janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare, transmeton Zeri.info. Rendi i ditës I. Pikat e papërfunduara […]

The post Kryesia mblidhet të hënën, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Kryesia mblidhet të hënën, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara




Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën për të caktuar seancën e radhës të Kuvendit.


Në rend dite në mbledhjen e Kryesisë janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare, transmeton Zeri.info.


Rendi i ditës


I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022:


Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,


Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,


Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,


Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.


II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:


Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,


10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,


11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,


12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,


13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,


14. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,


15. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,


16. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.


III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:


12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,


13. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,


14. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,


Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.


IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 nëntor 2022:


11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,


12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,


13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,


14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,


15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,


16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,


17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,


18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,


19. Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,


20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.


V. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës, më 17 nëntor 2022:ë


Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,


Deklarimet jashtë rendit të ditës,


Pyetjet parlamentare,


Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,


Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023,


Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,


Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,


Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,


Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,


10. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,


11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021.


VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave


The post Kryesia mblidhet të hënën, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
​Kafe dhe çaj falas, tri ditë në shesh https://kosovonow.com/kafe-dhe-caj-falas-tri-dite-ne-shesh/ Tue, 11 Oct 2022 13:18:52 +0000 https://kosovonow.com/?p=21093 ​Kafe dhe çaj falas, tri ditë në shesh

Është hapur sot edicioni i gjashtë i festivalit të çajit dhe kafes, ku për tri ditë radhazi qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë falas çajin dhe kafen në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. Zëdhënësja e festivalit, Gita Lushi tha se këtë vit ka rritje të kompanive pjesëmarrëse dhe se janë rreth 30 brende të […]

The post ​Kafe dhe çaj falas, tri ditë në shesh first appeared on Kosovo Now.]]>
​Kafe dhe çaj falas, tri ditë në shesh

Është hapur sot edicioni i gjashtë i festivalit të çajit dhe kafes, ku për tri ditë radhazi qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë falas çajin dhe kafen në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e festivalit, Gita Lushi tha se këtë vit ka rritje të kompanive pjesëmarrëse dhe se janë rreth 30 brende të kafes dhe çajit që do të promovohen.

Lushi: Është rritur numri i kompanive pjesëmarrëse

“Në këtë edicion kemi rritje të kompanive të pjesëmarrësve, interesimi i tyre është rritur nga edicionet e kaluara. Janë rreth 30 brende të kafes dhe të çajit, të cilët qytetarët do të mund të shijojnë dhe pse jo te marrin unformacione rreth çajra bimorë që kanë efekte shëndetësore. Gjatë këtyre tre ditëve do të ketë aktivitete si performim të maskotave të ndryshme, çajrat dhe kafet shumica do të shërbehen gratis, ka dhe produkte përcjellëse siç janë: kikirikat, biskotat e ndryshme. Nesër rreth orës 11:00 deri në 13:00 do të performojë Ema Canolli. Brenda këtyre tre ditëve do të përcillet me muzikë live që do lëshohet nga DJ vendorë… Edhe Down Sindorm është pjesë e aktivitetit tonë duke marrë parasysh që ky muaj është muaji i ndërgjegjësimit të Down Sindrom”, tha ajo.

Ndërkaq për pauzën prej dy vitesh, Lushi tha se arsyeja është COVID-i. Po ashtu ai ka pritshmëri të qytetarëve duke krahasuar vitet e kaluara.

Lushi: Presim të ketë rritje të numrit të vizitorëve

“Vitin e kaluar kemi pasur 10 mijë vizitorë besoj që do të ketë rritje të numrit të qytetarëve, besoj që koha nuk do të ndikojë në zvogëlimin e interesimit të qytetarëve”, përfundoi ajo.

Njëri nga pronarët e kompanive pjesëmarrëse, Mersim Krasniqi tha se fillimi i këtij edicioni është gjë e mirë, pas pandemisë.

Ai bëri të ditur se kafeja është pa pagesë.

Krasniqi: Kafeja është pa pagesë

“Mbas pandemisë është gjë e mirë edhe për neve edhe për gastronomët, dashtë Zoti që të jetë koha e mirë, këto tri ditë do të bëjmë promovimin e kafes dhe çajit të brendeve tona. Përmbajmë kafen, çokollatën e nxehtë, biskota, gjashtë lloje të çajrave. Ka për të pasur edhe DJ, do të bëhet performancë e mirë. Jemi të parët që kemi startuar me kafe dhe ka filluar mirë, kemi lëvdata për kafe, kafeja është pa pagesë”, tha ai.

Festivali do të qëndrojë i hapur për tri ditë me radhë, sot si dhe më 12 dhe 13 tetor, nga ora 10:00 deri në ora 21:00.

The post ​Kafe dhe çaj falas, tri ditë në shesh first appeared on Kosovo Now.]]>
Fondacioni turk i bënë synet 200 fëmijë për një ditë në Prishtinë https://kosovonow.com/fondacioni-turk-i-bene-synet-200-femije-per-nje-dite-ne-prishtine/ Fri, 09 Sep 2022 21:30:52 +0000 https://kosovonow.com/?p=19669 Fondacioni turk i bënë synet 200 fëmijë për një ditë në Prishtinë

Sot në Prishtinë u mbajt festa e synetisë ku u bënë synet rreth 200 fëmijë. Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni Eyüp Sultan në ndërtesën e Shoqatës “Priştine Gerçek”, ku krahas të ftuarve nga Türkiye, morën pjesë familjet e fëmijëve që u bënë synet dhe të ftuar të tjerë. Koordinatori i Fondacionit Eyüp Sultan, Iskender […]

The post Fondacioni turk i bënë synet 200 fëmijë për një ditë në Prishtinë first appeared on Kosovo Now.]]>
Fondacioni turk i bënë synet 200 fëmijë për një ditë në Prishtinë

Sot në Prishtinë u mbajt festa e synetisë ku u bënë synet rreth 200 fëmijë.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni Eyüp Sultan në ndërtesën e Shoqatës “Priştine Gerçek”, ku krahas të ftuarve nga Türkiye, morën pjesë familjet e fëmijëve që u bënë synet dhe të ftuar të tjerë.

Koordinatori i Fondacionit Eyüp Sultan, Iskender Yanova, në një deklaratë për gazetarin e AA-së theksoi se si fondacion, prej 16 vitesh ndodhen pranë popullit të Kosovës me aktivitete të ndryshme.

Festën e synetisë e zhvillojmë prej 3 vitesh dhe kemi planifikuar ta bëjmë atë tradicionale, njoftoi Yanova, duke shtuar: “Urojmë që secili prej tyre të jenë fëmijë të dobishëm për vendin dhe familjet e tyre. Ne i duam kosovarët, ne jemi kosovarë. Unë me origjinë jam nga Prishtina por Allahu ma mundësoi që të bëj këto lloj shërbimesh në vendin tim pas 60 vitesh”.

Më tej Yanova falënderoi edhe kompanitë që kanë ofruar mbështetjen e tyre për festën e synetisë.

Në aktivitet u këndua mevlud për fëmijët e bërë synet, ndërsa rreth 200 fëmijë të ardhur nga rajone të ndryshme të Kosovës dhe të përkatësive të ndryshme etnike, iu dhuruan veshje të synetisë bashkë me dhurata të ndryshme.

The post Fondacioni turk i bënë synet 200 fëmijë për një ditë në Prishtinë first appeared on Kosovo Now.]]>
Në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe https://kosovonow.com/ne-bruksel-keto-dite-do-te-merren-vendime-per-lufte-apo-paqe/ Wed, 17 Aug 2022 20:02:47 +0000 https://kosovonow.com/?p=18482 Në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe

Ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar për Tanjug se në emër të tij dhe të Partisë Socialiste, do t’i ofrojë mbështetje të plotë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në ato që ai i referohet si momente të vështira për Serbinë dhe popullin e saj. “Jam i sigurtë që Aleksandar Vuçiq në mënyrën më […]

The post Në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe first appeared on Kosovo Now.]]>
Në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe

Ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar për Tanjug se në emër të tij dhe të Partisë Socialiste, do t’i ofrojë mbështetje të plotë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në ato që ai i referohet si momente të vështira për Serbinë dhe popullin e saj.

“Jam i sigurtë që Aleksandar Vuçiq në mënyrën më të mirë do të ruaj paqen dhe të mbrojë qytetarët tonë dhe interesat nacionale gjatë takimeve në Bruksel.

I bëjë thirrje të gjithë përfaqësuesve të vendeve të BE-së që deklarohen lidhur me atë se pala kosovare nuk po respekton asnjë marrëveshje të Brukselit, duke refuzuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe në mënyrë të njëanshme me veprimet e saj po rrezikon paqen”, tha ndër tjera ai.

Daçiq gjithashtu ka theksuar se rezultatet e takimit në Bruksel do të përcaktojnë zhvillimet e mëtejshme të situatës në Kosovë, që ka rëndësi të madhe për Serbinë dhe popullin e saj, transmeton Telegrafi.

“Për këtë duhet që të gjitha subjektet politike në Serbi të jenë të bashkuara në mbështetje të Vuçiqit, në këto ditë kur vendoset për luftë apo paqe në Kosovë”, tha për fund politikani serb. /Telegrafi/

The post Në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe first appeared on Kosovo Now.]]>
Nga kjo ditë shpallet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës https://kosovonow.com/nga-kjo-dite-shpallet-konkursi-per-pranimin-e-studenteve-ne-universitetin-e-prishtines/ Tue, 05 Jul 2022 09:46:54 +0000 https://kosovonow.com/?p=16381 Nga kjo ditë shpallet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës

Pritet që nga fundi i javës të shpallet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës. Prorektorja e Universitetit, Mimoza Ibrani, bëri të ditur për Radio Kosovën, se për vitin e ri akademik do të pranohen rreth 6 mijë studentë të rinj, ndërsa theksoi se pritet edhe miratimi nga ana e Ministrisë […]

The post Nga kjo ditë shpallet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës first appeared on Kosovo Now.]]>
Nga kjo ditë shpallet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës

Pritet që nga fundi i javës të shpallet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës.

Prorektorja e Universitetit, Mimoza Ibrani, bëri të ditur për Radio Kosovën, se për vitin e ri akademik do të pranohen rreth 6 mijë studentë të rinj, ndërsa theksoi se pritet edhe miratimi nga ana e Ministrisë së Arsimit, në mënyrë që të shpallen datat e konkursit. Ajo foli edhe për risitë që do të ketë për vitin e ri akademik.

Senati i Universitetit të Prishtinës, ka miratuar propozimet e fakulteteve dhe ka marrë vendim që të shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në studimet themelore bachelor në 14 fakultete të këtij universiteti.

Prorektorja për mësimdhënie dhe çështje për studentë, Mimoza Ibrani, tha për Radio Kosovën se në vitin e ri akademik do të pranohen 6 mijë e 100 studentë të rinj, përfshirë këtu edhe kuotat e rezervuara për komunitetet jo-shumicë dhe për ata jashtë Kosovës.

“Sapo ta kemi miratimin e Ministrisë së Arsimit, do të vazhdojmë me hajen e konkursit. Besoj në fund të kësaj jave ose orientimisht në fillim të javës së ardhshme. Bazuar në interesimin e viteve paraprake, interesimi më i madh ka qenë në Fakultetin e Mjekësisë. Këtë vit orientimisht, vende të lira do të ketë aq sa ka pasur edhe vitin e kaluar, do të organizohet provimi pranues, do të ketë edhe proces të ankimimit. Ndërkohë, deri në shpallje të konkursit, udhëzojmë të rinjtë që të vizitojnë ueb faqen e Universitetit të Prishtinës, ku janë të listuara programet e studimit në të gjitha fakultetet”, tha Ibrani.

Prorektorja Ibrani, bëri të ditur se risi e konkursit për vitin e ri akademik, është edhe akreditimi i programit për energjetikën në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Ajo theksoi se shumica e programeve të studimit në Universitetin e Prishtinës kanë qenë të akredituara, ndërsa kanë qenë në ri-akreditim rreth pesë programe të tjera. Ajo foli edhe për ato programe ku të rinjtë kanë më pak interesim për të studiuar.

“Ka programe të fushave teknike, të shkencave matematikore-natyrore, të cilat nuk po zgjojnë interesim shuam të madh te të rinjtë. Besoj që me promovimet që i kemi organizuar dhe me fushatat ndërgjegjësimi për mundësitë e zhvillimit në karrierë, ketë vit do të kemi prurje më cilësore edhe sasiore në këto fusha e programe të studimit”, tha ajo

Vitin e kaluar, Universiteti i Prishtinës ka pasur të akredituara gjithsej 157 programe të studimit në të gjitha ciklet e studimit. Ndërkohë, të gjitha institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë, u është hapur rruga për të shpallur konkurse për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2022/2023. Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë së Akreditimit, ka shqyrtuar dhe aprovuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, për programet e studimit.

The post Nga kjo ditë shpallet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës first appeared on Kosovo Now.]]>
Për 5 ditë mblidhen mbi 15 mijë nënshkrime në peticionin për Trustin https://kosovonow.com/per-5-dite-mblidhen-mbi-15-mije-nenshkrime-ne-peticionin-per-trustin/ Sun, 03 Jul 2022 13:20:05 +0000 https://kosovonow.com/?p=16310 Për 5 ditë mblidhen mbi 15 mijë nënshkrime në peticionin për Trustin

Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin, përmes së cilit kërkohet tërheqja e kursimeve nga Trusti. Kështu ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, iniciues i nismës për ndryshim-plotësimin e Projektligjit për Kursimet Pensionale, i cili mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti. “I fascinuar me angazhimin […]

The post Për 5 ditë mblidhen mbi 15 mijë nënshkrime në peticionin për Trustin first appeared on Kosovo Now.]]>
Për 5 ditë mblidhen mbi 15 mijë nënshkrime në peticionin për Trustin

Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin, përmes së cilit kërkohet tërheqja e kursimeve nga Trusti.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, iniciues i nismës për ndryshim-plotësimin e Projektligjit për Kursimet Pensionale, i cili mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“I fascinuar me angazhimin e qytetarëve për të ri proceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me Adnan Jasharin, organizator i peticionit dhe protestave të mbajtura në Prishtinë për lejimin e tërheqjes së Trustit.

“Mirënjohje e veçantë për Adnan Jasharin dhe të gjithë aktivistët, qytetarët qe anekënd Kosovës u organizuan dhe për 5 ditë kanë siguruar mbi 15 nënshkrime për Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin”, shtoi Haxhiu.

Projektligji për Trustin është hedhur në votim në seancën e Kuvendit të 23 qershorit, por nuk kaloi pasi pozita votoi kundër.

Qeveria po e kundërshton tërheqjen e mjeteve nga Trusti, pasi sipas saj, ato janë për moshën e pleqërisë. /Telegrafi/

The post Për 5 ditë mblidhen mbi 15 mijë nënshkrime në peticionin për Trustin first appeared on Kosovo Now.]]>
​Disa ditë pa energji elektrike në lagjen e Muhaxherëve, telashe të mëdha banorëve dhe bizneseve https://kosovonow.com/disa-dite-pa-energji-elektrike-ne-lagjen-e-muhaxhereve-telashe-te-medha-banoreve-dhe-bizneseve/ Thu, 23 Jun 2022 15:17:02 +0000 https://kosovonow.com/?p=15810 ​Disa ditë pa energji elektrike në lagjen e Muhaxherëve, telashe të mëdha banorëve dhe bizneseve

Tash e disa ditë banorët e lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Reduktimet janë që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, gjë që për po shkaktohen telashe të gjithë banorëve por edhe bizneseve që veprojnë në këtë zonë të Prishtinës. Në rrugët e kësaj lagje dëgjohet gjithandej zhurma e […]

The post ​Disa ditë pa energji elektrike në lagjen e Muhaxherëve, telashe të mëdha banorëve dhe bizneseve first appeared on Kosovo Now.]]>
​Disa ditë pa energji elektrike në lagjen e Muhaxherëve, telashe të mëdha banorëve dhe bizneseve

Tash e disa ditë banorët e lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Reduktimet janë që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, gjë që për po shkaktohen telashe të gjithë banorëve por edhe bizneseve që veprojnë në këtë zonë të Prishtinës.

Në rrugët e kësaj lagje dëgjohet gjithandej zhurma e gjeneratorëve që janë ndezur si pasojë e mungesë së energjisë elektrike. E qytetarët as që janë njoftuar për këto ndërprerje të energjisë elektrike.

Veli Kajtazi nga shtypshkronja “Lena Grafik”, thotë se tash e disa ditë nuk po arrin të punojnë fare në mungesë të energjisë elektrike.

Ai thotë se nuk është i informuar për këto reduktime.

Kajtazi: Në mungesë të rrymës këto 3-4 ditë kemi mbetur pa punuar

“Ne punojmë me teknologjinë më të re e cila thjesht pa energjinë elektrike nuk funksionon, por edhe rrjeti i internetit nuk funksionon pa energjinë elektrike ka këto 3-4 ditët e fundit që kemi mbetur thuajse pa punuar asgjë në pritje për të rregulluar, a është prishje apo është çështje e ndonjë punë nëpër rrugë por ne nuk jemi të informuar, ndoshta ata nëpër ëeb faqet e tyre kanë treguar se cilat kategori apo rrugë nuk do të kenë, por ne nuk jemi të informuar”, u shpreh ai.

Mungesa e energjisë elektrike po i shkakton telashe për të ofruar shërbime edhe pronarit të lokalit “Feta Cake”, Rinor Konxheli.

Ai thotë se këto reduktime po e dëmtojnë mirëqenien e tyre.

Konxheli: Mungesa e energjisë elektrike po na shkakton telashe

“Telashe po kemi boll kur po vjen puna po na ndalin 12 orë gati çdo ditë, javën e kaluar të hënën kemi pas 12 orë nuk kemi pas rrymë, të premten 12 orë nuk kemi pas rrymë, edhe po ndalen në kohën e pauzës deri në 18:00 pasdite….jemi njoftuar për një ditë për ditët tjera jo, as për sot nuk jemi njoftuar”, u shpreh Konxheli.

Krahas bizneseve ankesa për ndërprerje të energjisë elektrike shprehën edhe banorët e lagjes së Muhaxherëve.

Bahrije Tushi thotë se për shkak të energjisë elektrike i janë dëmtuar të gjitha ushqimet që i ka pas në frigorifer.

Tushi: Të gjitha gjërat në friz më janë dëmtuar

“Dje kemi pas tërë ditën prej 10 deri në 18:00 në mbrëmje….normal që na shkakton (telashe) të gjithë frizat e gjërat çka kemi nevojë“, theksoi Tushi.

E reduktimet energjetike e kanë nervozuar edhe Atdhe Gecin.

Geci: Në mungesë të rrymës nuk po arrijë ta botoj librin

“Kam ardhur te shtypshkronja ‘Grafik’ mirëpo, mungon rryma edhe librat janë ndërprerë pres botimin e libri ditët e ardhshme”, u shpreh ai.

Lidhur me këto shqetësime ngaKompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), thonë se ndërprerja e energjisë elektrike në këtë pjesë të kryeqytetit ka qenë e planifikuar.

Margarita Rashiti nga zyra për informim në KEDS, shprehet se në këtë pjesë janë duke i zëvendësuar pajisjet e vjetra me ato të reja me qëllim të furnizimit më stabil të energjisë elektrike.

“Ndërprerja e energjisë është e planifikuar për shkak të investimeve që jemi duke i bërë në këtë pjesë. Aty jemi duke i zëvendësuar pajisjet e vjetra me ato të reja, për shkak të shndërrimit të linjave nga 10kV në 20 kV. Për punime të tilla nevojitet shkyçje e planifikuar, pasi që pajisjet nuk mund të ndërrohen pa u shkyçur tensioni! Ky është projekt tejet i rëndësishëm për furnizim stabil të energjisë elektrike”, u shpreh ajo./

The post ​Disa ditë pa energji elektrike në lagjen e Muhaxherëve, telashe të mëdha banorëve dhe bizneseve first appeared on Kosovo Now.]]>
Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë, derisa ky pushtet të reflektojë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/veteranet-paralajmerojne-vendosjen-e-tendave-para-kuvendit-do-te-rrime-dite-e-nate-derisa-ky-pushtet-te-reflektoje-lajmet-e-fundit/ Thu, 16 Jun 2022 09:23:28 +0000 https://kosovonow.com/?p=15357 Sekretari organizativ i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, u është drejtuar për të disatën herë protestuesve në oborrin e Kuvendit. Ai ka kërkuar që protestuesit të vazhdojnë të jenë të qetë dhe të mos konfrontohen me policinë e Kosovës. “Policia e mban rendin dhe qetësinë, […]

The post Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë, derisa ky pushtet të reflektojë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë, derisa ky pushtet të reflektojë




Sekretari organizativ i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, u është drejtuar për të disatën herë protestuesve në oborrin e Kuvendit.


Ai ka kërkuar që protestuesit të vazhdojnë të jenë të qetë dhe të mos konfrontohen me policinë e Kosovës.


“Policia e mban rendin dhe qetësinë, nuk kemi nevojë të konfrontohemi me policinë”, ka thënë Klinaku.


“Nëse kryeministri nuk merr vesh dhe ligji bëhet i plotfuqishëm, ju garantoj se do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Klinaku.


Klinaku shtoi se e kanë si opsion që të qëndrojnë edhe me tenda në rast se nuk reflekton Qeveria.


“Do të organizojmë protesta vazhdimisht, një prej opsioneve është që të dalim këtu me tenda dhe të rrijmë ditën e natën, derisa ky pushtet të marrë vesh”, tha Klinaku.


The post Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë, derisa ky pushtet të reflektojë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Katër ditë pushim në shkolla, kritikohet numri i lartë i festave zyrtare – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kater-dite-pushim-ne-shkolla-kritikohet-numri-i-larte-i-festave-zyrtare-lajmet-e-fundit/ Tue, 14 Jun 2022 00:01:05 +0000 https://kosovonow.com/?p=15136 Gjatë së hënës, institucionet edukativo-arsimore nuk kanë punuar, për shkak të Ditës së Paqes. Në kohën kur zakonisht është në shkollë, këtë të hënë ka dalur për shëtitje. Tiara Idrizaj, njëjtë si nxënësit e tjerë në Kosovë, ishte në pushim, për shkak të […]

The post Katër ditë pushim në shkolla, kritikohet numri i lartë i festave zyrtare – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Katër ditë pushim në shkolla, kritikohet numri i lartë i festave zyrtare




Gjatë së hënës, institucionet edukativo-arsimore nuk kanë punuar, për shkak të Ditës së Paqes.


Në kohën kur zakonisht është në shkollë, këtë të hënë ka dalur për shëtitje.


Tiara Idrizaj, njëjtë si nxënësit e tjerë në Kosovë, ishte në pushim, për shkak të Ditës së Paqes.


Pushimi për shkak të festave, janë kthyer në normalitet për fëmijët.Rrugët e kryeqytetit ishin të mbushura me fëmijë.


Por, dikush nga ta do të pushojë edhe gjatë së martës, për shkak të Testit të Arritshmërisë.


Katër ditë radhazi pushim po cilësohen si të panevojshme, sipas prindërve.


Njësoj vlerësojnë edhe njohësit e arsimit, të cilët konsiderojnë se ditët e pushimit do të ndikojnë në cilësi.


Rinor Qehaja nga Instituti Edguard sqaron se si ndikojnë pushimet e gjata te fëmijët.


Sipas kalendarit shkollor, 13 qershori u planifikua si ditë pushimi për shkak të Ditës së Paqes.


Ndërsa, shkollat ishin në pushim, institucionet gjatë së hënës kanë punuar./express


The post Katër ditë pushim në shkolla, kritikohet numri i lartë i festave zyrtare – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>