Take a fresh look at your lifestyle.

Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë, derisa ky pushtet të reflektojë – Lajmet e fundit



Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë, derisa ky pushtet të reflektojë




Sekretari organizativ i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, u është drejtuar për të disatën herë protestuesve në oborrin e Kuvendit.


Ai ka kërkuar që protestuesit të vazhdojnë të jenë të qetë dhe të mos konfrontohen me policinë e Kosovës.


“Policia e mban rendin dhe qetësinë, nuk kemi nevojë të konfrontohemi me policinë”, ka thënë Klinaku.


“Nëse kryeministri nuk merr vesh dhe ligji bëhet i plotfuqishëm, ju garantoj se do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Klinaku.


Klinaku shtoi se e kanë si opsion që të qëndrojnë edhe me tenda në rast se nuk reflekton Qeveria.


“Do të organizojmë protesta vazhdimisht, një prej opsioneve është që të dalim këtu me tenda dhe të rrijmë ditën e natën, derisa ky pushtet të marrë vesh”, tha Klinaku.


Comments are closed.