Take a fresh look at your lifestyle.

Kanadaja, vendi i parë që ratifikon anëtarësimin në NATO të Finlandës e Suedisë – Lajmet e fundit



Kanadaja, vendi i parë që ratifikon anëtarësimin në NATO të Finlandës e Suedisë


Bota
July 06, 2022 – 00:04

Kanadaja është vendi i parë që ka ratifikuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s.


Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri kanadez, Justin Trudeau përmes një deklarate.


“Sot, Kanadaja u bë vendi i parë që ratifikoi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ata do të japin kontribute të rëndësishme për mbrojtjen kolektive të Aleancës”, u shpreh ai.


30 anëtarët e NATO-s nënshkruan sot protokollet e pranimit për Suedinë dhe Finlandën duke dërguar ofertat e anëtarësimit për miratim legjislativ në parlamentet e vendeve anëtare.


Me firmosjen e protokolleve të anëtarësimit për Suedinë dhe Finlandën, procesi i ratifikimit mund ka nisur zyrtarisht.


Por mes parlamenteve që duhet ta aprovojnë atë është një që kërcënon të bllokojë procesin, ai i Turqisë.


Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi se kjo nuk do të shkaktojë vonesa në zgjerimin e NATO-s. /euronews


Comments are closed.