Analisti Jusuf Thaçi ka komentuar çështjen e bartjes së shamisë në shkolla që është bërë virale kohët e fundit në vendin tonë.
Ai ka përçuar një porosi te vajzat dhe prindërit e tyre që u thotë të mos e ndalin shkollimin për shkak të shamisë, shkruan Zeri.info.
Duke e ndarë një tregim për veprimin e profetit Muhamedit, që njihet si i dërguari i Zotit te myslimanët, Thaçi u bën thirrje vajzave kosovare që të mos vendosin shaminë para shkollimit të tyre.
“…nëse e marrim për bazë këtë shembull/mësim nga Profeti dhe e zabtojmë atë në situatën për të cilën po flasim, atëherë zgjidhja e dilemës së këtyre vajzave në Kosovë që janë të detyruara të zgjedhin mes shkollimit ose shamisë, është e qartë: ato duhet të vazhdojnë shkollimin edhe nëse detyrohen të heqin dorë nga shamia, sepse shkollimi është shumë më i rëndësishëm se shamia”, shkroi ai./Zëri
Postimi i plotë:
Comments are closed.