Take a fresh look at your lifestyle.

Haxhiu pas sulmit ndaj alpinistes Nikqi: Dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual – Lajmet e fundit



Haxhiu pas sulmit ndaj alpinistes Nikqi: Dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual




Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të videos ku një person sulmon seksualisht alpinisten Mrika Nikqi nga Peja.


Haxhiu ka thënë se ngacmuesit e dhunuesit po vështirësojnë jetën e femrave në Kosovë, gjë që sipas saj është e patolerueshme.


Ajo ka thënë se pas rritjes së këtyre rasteve, janë duke punuar që të ndryshojnë Kodin Penal për ashpërsim të dënimeve.


“Të njëjtat, do t’i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë”, u shpreh ajo.


Haxhiu kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual. /Zëri


Comments are closed.